Blloku Alternative
Relike të arkitekturës sovjetike
Gjurmë të arkitekturës sovjetike ruhen në shumë vende të Bllokut Lindor, përfshirë edhe Shqipërinë. Më poshtë disa foto të disa prej ndërtesave karakteristike të kësaj shkolle, e cila siç shkruan “rbth.com”, “pas revolucionit, ishte në kërkim të përhershëm të formave: karakteristikë e racionalizmit dhe konstruktivizmit… në funksion të maksimumit të funksionalitetit”. Kjo arkitekturë u aplikua jo vetëm në godina publike, por edhe për apartamente banimi dhe monumente. Të duket si kthim në një kohë tjetër.
Ka disa kafshë me të vërtetë shumë të shëmtuara, por edhe në rrezik zhdukjeje
Emblemë argjendi në emër të Kadaresë
Mund të gdhendet marrëdhënia Gjirokastër- Kadare, që shpesh perceptohet e largët dhe e ftohtë, por që në brendi përcjell të kundërtën? 80- vjetori i lindjes së shkrimtarit e realizoi këtë, në një logo unike, të gdhendur në argjend. Logoja e realizuar nga Bashkia Gjirokastër për personalitetet e larta, familjen Kadare dhe miqtë e tij, tregon një libër të hapur, a thua se vërtet Gjirokastra është pjellë e imagjinatës dhe krijimit, sikurse Kadare e përshkruan në “Kronikë në gur” dhe mbiemri Kadare i shkruar nga vetë shkrimtari në autografe.
Njeriu Pemë
Ky 26-vjeçar nga Bangladeshi, quhet Abul Bajandar dhe vuan nga një formë shumë e rrallë e epidermodysplasia verruciformis, ose ndryshe e rritjes ekstreme të lythave. I janë shfaqur 10 vjet më parë dhe siç thotë vetë, në fillim iu dukën të padëmshme për shëndetin. Por në kushtet e tanishme, siç duket nga fotoja, ato e pengojnë të riun që të punojë. Në vitin 2008 ishte një fshtara nga Indonezia ai që vuante nga kjo simpotomë ekstremisht e rrallë, e që i ka ngjtur të riut nga Bangladeshi edhe nofkën “Njeriu Pemë”. Së fundmi ai do të operojë duart për të eliminuar këtë anomali.
Për herë të parë, Hëna në HD dhe me ngjyra
Administrata e Agjencisë Kombëtare Hapësinore Kineze ka publikuar muajin e shkuar foto të Hënës që i jepen publikut për herë të parë, në cilësinë HD dhe me ngjyra. Ato janë marrë nga kamera e sondës “Chang’e 3”, e cila zbriti në satelitin natyror të Tokës në dhjetor të vitit 2013. Ky ishte misioni i parë suksesshëm i zbritjes në Hënë që nga viti 1976, kur rusët ulën në të sondën Luna 24.
Mrekullitë e lumit Colorado
Antibiotikët Bio Që Nuk Skadojnë
Dimri ka shtrirë këmbët edhe pse temperaturat në këto ditë të bëjnë të mendosh se je në pranverë, por njerëzit që kolliten, tështijnë dhe që nuk duken në punë se janë sëmurë tregojnë se është ende Janar. Eshtë një realitet i trishtë që muajt e ftohtë bashkohen me të ftohtët e gripin, por është një fakt. Madje edhe më të fiksuarit ndaj higjienës dhe dizinfektantëve të duarve nuk i shpëtojnë dot virozave, duke u palosur në shtrat për ditë të tëra të sëmurë nga gripi.
Italianët mbuluan statujat gjatë vizitës së Rouhanit. Iranianët përgjigjen me ironi
Bëri bujë veprimi protokollar i palës italiane gjatë vizitës së presidentit të Iranit Hasan Rouhani në Romë, e cila në muzeun Capitoline mbuloi statujat nudo. Kjo me idenë se mysafiri, që përfaqëson një Republikë Islamike, mund të ndihej i fyer. Madje u shmang nga menuja e drekës edhe vera apo pijet alkoolike. Kjo sjellje ka sjellë reagime ironike nga iranianët, që siç raporton BBC-ja janë tallur jo pak. Ka disa prej fotove që ironizojnë këtë veprim, i cili në emër të kujdesit për të shmangur mërzinë e mikut, shpalosi pa dashur një fyerje për iranianët.
A mund të jetë kjo zgjidhje kundër kolesterolit?
Një shpikës nga Rusia mendon se kjo ndërhyrje mund të japë zgjidhje përfundimtare për problemin e madh të kolesterolit.
Interesante: Banorët e pallatit në Milano, kapin hajdutin shqiptar dhe e bëjnë për spital
Dy shqiptarë tentojnë të vjedhin një apartament në Milano të Italisë. Ky nuk është më lajm. Lajmi është se një nga dy hajdutët shqiptarë, një 39 vjeçar, është kapur nga banorët që e kanë rrahur vendçe deri sa është shpëtuar nga karabinierët. Kjo ka ndodhur në sheshin “Gabriele Rosa” . Janë lënduar edhe disa banorë, që si duket kanë marrë pjesë në leksionin e duhur që rezultoi me shtrim në spital për hajdutin.