Blloku Alternative
Një shpikës nga Rusia pretendon se ka një zgjidhje për aksidentet ajrore
Një shpikës nga Rusia, Vladimir Tatarenko, pretendon se ka gjetur zgjidhje për aksidentet tragjike ajrore. Zgjidhja sipas tij realizohet me shkëputjen e kabinës nga trupi i avionit, aty ku ndodhen pasagjerët dhe mandej, parashutimin e tij. Më poshtë video demonstrative:
“Leninfilm” i ofron Di Caprios rolin e Leninit
Studio ruse “Lenfilm” i ka ofruar aktorit të njohur Leonardi Di Caprio rolin e Leninit të ri, në një film që do të realizohet për revolucionin. Më herët Di Caprio kishte shprehur interes për të luajtur një rol ku portretizohet Lenini, Rasputini, apo edhe Vladimir Putin. “Lenfilm” është studioja më e vjetër në Rusi, e krijuar që në vitin 1914, kur një komitet lokal ushtarak në St. Peterburg nisi të realizonte filma. Në vitin 1918, studioja u zgjerua për t’u bërë Komiteti i Filmave në St. Peterburg dhe hapi 68 kinema në qytet.
“Tërbimi” i liqenit Erie
Liqeni “Erie” që bën pjesë te Liqenet e Mëdhenj të Amerikës së Veriut është i 12-i në botë për nga madhësia, është i njohur për tërbimin e tij. Në ndryshim nga liqenet e tjerë, që i mendojmë dhe kundrojmë si paqësorë, “Erie” krijon dallgë deri në 8 m të larta. Ja disa momente spektakolare nga tërbimi i dallgëve, realizuar nga fotografi Dave Sandford.
Titanozuari 37 m i gjatë(video)
Një lloj i ri dinosauri, fosilet e të cilit u zbuluan në Argjentinë në vitin 2014, rezulton të jetë më i madhi që ka jetuar ndonjëherë në Tokë. 37 m i gjatë, specia e re, që bën pjesë te sauropodët dhe klasifikohet si titanozaur, peshon 70 ton. Kjo specie ishte barngrënëse.Video është nga muzeu i Historisë së Natyrës në New York.
Kërkuesit në universitetin e Leuven: Testi i ADN-së për fëmijët që pritet të lindin, i pasaktë
Kërkuesit në universitetin e Leuvenit kanë bërë thirrje për mosaplikimin e testit të ADN-së për gratë shtatzanë, që presupozohet se zbulon nëse fëmija do të ketë ose jo ndonjë çrregullim. Sipas profesorit Hilde van Esch, kompanitë që sugjerojnë këtë test, “Gendia” dhe “Antwerp”, po ushtrojnë shantazh emocional për të shitur produktet e tyre. Testi realizohet me kampione gjaku nga të dy prindërit dhe sugjerojnë nëse fëmija mund të ketë çrregullime, si p.sh do të lindë i shurdhër, i verbër, apo me çrregullime mendore.
“Bukuria mund të na mësojë të jemi më tolerantë”
“Qëllimi im është të tregoj se bukuria qëndron në ndryshimet tona, jo te trendi, paraja apo rraca”. Kështu shprehet fotografja rumune Mihaela Noroc, e cila udhëtoi nëpër botë duke realizuar fotografi të shumë femrave. “Unë mendoj se njerëzit duhet të jenë më të vetëdijshëm për kulturat e tjera dhe se bukuria mund të na mësojë që të jemi më tolerantë”, thotë ajo. Më poshtë disa prej fotove të saj:
Sulmi brutal i një peshkaqeni të bardhë
Peshkaqeni i bardhë mbetet ende një mister për shkencëtarët, por disa pamje filmike të kapura rastësisht kanë zbuluar mënyrën sesi ai gjuan. Katër peshkaqenë të bardhë sulmuan një dron nënujor duke ardhur nga thellësia. Kjo ka bërë që shkencëtarët të supozojnë se peshakqeni i bardhë që zhytet deri në 200 m, përdor thellësinë për të identifikuar prenë e vet përmes dritës që vjen nga sipërfaqja. Pamjet që jepen në video flasin qartë:
Rusi/Banjo në dëborë në lumin Yenisei
Gjeni ku është snajperi!
Kinematografia i ka bërë të njohur snajperat gjermanë. Dhe "Buissines Insider" ofron një provë se aftësia e kauflimit të tyre është shumë e mirë.
http://www.businessinsider.com/german-sniper-pointing-a-gun-directly-at-...
Aktivizohet sërish vullkani Shiveluch në Rusi(foto)
Mediat ruse njoftojnë riaktivizimin e vullkanit Shiveluch në gadishullin e Kamchatka. Aktiviteti i tij po vjen në rritje dhe kjo ka çuar në spekullimin se mund të ketë një shpërthim të madh. Vullkani u aktivizua ditën e djellë duke nxjerrë një re tymi që arriti 7 km në atmosferë. Vullkani u aktivizua edhe gjatë vitit 2015.