Kërkuesit në universitetin e Leuven: Testi i ADN-së për fëmijët që pritet të lindin, i pasaktë

Postuar në 15 Janar, 2016 19:45

Kërkuesit në universitetin e Leuvenit kanë bërë thirrje për mosaplikimin e testit të ADN-së për gratë shtatzanë, që presupozohet se zbulon nëse fëmija do të ketë ose jo ndonjë çrregullim. Sipas profesorit Hilde van Esch, kompanitë që sugjerojnë këtë test, “Gendia” dhe “Antwerp”, po ushtrojnë shantazh emocional për të shitur produktet e tyre. Testi realizohet me kampione gjaku nga të dy prindërit dhe sugjerojnë nëse fëmija mund të ketë çrregullime, si p.sh do të lindë i shurdhër, i verbër, apo me çrregullime mendore. Testi kushton 400 euro, por ai sipas kërkuesve të Leuven nuk jep parashikime të sakta. Problemi kryesor është se shumë prindër mund të vendosin që të abortojnë bazuar në rezultatet e tij. 

http://www.flanderstoday.eu/innovation/ku-leuven-denounces-dna-tests-hea...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.