“Las Mayas”, një rit mesjetar në Spanjë
Këto janë disa fotografi të Daniel Ochoa de Olza, që u shpall një nga fituesit e “Ëorld Press Photo 2016”. Fotot dëshmojnë një ceremonial që zhvillohet çdo pranverë në fshatin spanjoll të Colmenar Viejo. Vajza mes 7 dhe 11 vjeç mblidhen dhe mes tyre zgjidhet ajo që do të ketë nderin të jetë ylli i “Las Mayas”. Ky është një rit që shkon pas në Mesjetë.
Familjet që marrin pjesë ndërtojnë altare të dekoruar me lule aromatike dhe barëra të mbledhura në afërsi të fshatit dhe vajzat vishen me fustane, ulen në altare për dy orë, ndërkohë që njerëzit kalojnë, i admirojnë dhe komentojnë. Kjo shoqëruar nga një bandë muzikore.
http://proof.nationalgeographic.com/2016/02/23/an-ancient-rite-of-spring...
Add new comment