Newton si alkimist. Zbulohet dorëshkrimi i shekullit të 17-të
Një dorëshkrim i shekullit të 17-të, i mbajtur në një koleksion privat dhe që është një ndër recetat alkimiste të fizikanit të njohur Isaac Newton është bërë së fundmi pjesë e Fondacionit për Trashëgiminë e Zbulimeve në Kimi. Dorëshkrimi ka të dhëna për atë sesi Newton mendonte të realizonte Gurin Filozofik; aty flitet për zemër pëllumbi e flakë dragoi. Një anë tjetër e fizikanit që siç thekson “National Geographic”, shkruajti mbi një milionë fjalë për alkiminë. Teksti siç thuhet është një kopjim nga dorëshkrimi i një alkimisti amerikan të shekullit të 17-të, George Starkey, njohur nën emrin bibliografik si Eireanus Philalethes(Dashnori i paqtë i së vërtetës). Për historianët e shkencës dorëshkrimi ka rëndësi, pasi hedh më shumë dritë mbi bashkëpunimin e Newton me alkimistët, prej nga thuhet mori disa ide për optikën.
http://news.nationalgeographic.com/2016/04/160404-isaac-newton-alchemy-m...
Add new comment