Mbretëria e harruar

Postuar në 31 Mars, 2016 16:55

Më 9 prill 1975 Sikkim, një mbretëri e veçuar, u sulmua nga ushtria indiane dhe pushoi së ekzistuari. Sikkim u shpall shteti i 22-të i Indisë. Një monarki e vogël në Himalaja, e qeverisur nga Choygyal, monarku dhe e ruajtur nga Rojet si ushtri më vete, ajo kishte lidhje të veçanta me aristokracinë tibetiane me të cilat kishte lidhje të vijueshme martesore. “Foreign Policy” përcjell disa foto, pjesë e një koleksioni që zëfill që nga viti 1875, duke theksuar se ato i përkasin fondit arkivor të familjes mbretërore të Sikkim. Fotot janë kurioze jo vetëm për atë që përcjellin, por edhe sepse kujtojnë sesi eksperimenti tragjik i shteteve kombe, apo i politikave centralizuese asgjësoi entitete të tëra, duke likujduar një pasuri të krijuar në shekuj. 

 

http://foreignpolicy.com/2015/05/20/the-forgotten-kingdom-sikkim-forty-y...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.