tibeti

Një mision ezoterik drejt Tibetit

Postuar në 28 Tetor, 2024 19:15

 

Një vit para fillimit të Luftës së Dytë Botërore pesë oficerë të trupave SS (Schutzstaffel) ndërmorën një ekspeditë në rajonet e Himalajeve për të zbuluar gjurmë të racës së hershme ariane që i kishin mbijetuar pasojave të një rënieje së një asteoridi mbi sipërfaqen e Tokës.

Dhjetëra viruse të panjohura më parë zbulohen në akullin e Tibetit

Postuar në 01 Gusht, 2021 19:43

Dhjetëra viruse të lashta të panjohura më parë janë zbuluar brenda një mostre akulli tibetian nga një grup shkencëtarësh. Studiuesit e Universitetit Shtetëror të Ohajos gjetën gjithsej 33 viruse, 28 prej të cilave janë krejt të reja për shkencën. Sipas një studimi të botuar në revistën “Microbiome”, studimi i kodeve të tyre gjenetike mund të ndihmojë për të shpjeguar sekretin e mbijetesës së jetës në kushte ekstreme, si diku tjetër në Tokë, potencialisht edhe në vende si Marsi.

Mbretëria e harruar

Postuar në 31 Mars, 2016 16:55

Më 9 prill 1975 Sikkim, një mbretëri e veçuar, u sulmua nga ushtria indiane dhe pushoi së ekzistuari. Sikkim u shpall shteti i 22-të i Indisë. Një monarki e vogël në Himalaja, e qeverisur nga Choygyal, monarku dhe e ruajtur nga Rojet si ushtri më vete, ajo kishte lidhje të veçanta me aristokracinë tibetiane me të cilat kishte lidhje të vijueshme martesore. “Foreign Policy” përcjell disa foto, pjesë e një koleksioni që zëfill që nga viti 1875, duke theksuar se ato i përkasin fondit arkivor të familjes mbretërore të Sikkim.

Subscribe to RSS - tibeti