Një mision ezoterik drejt Tibetit
Një vit para fillimit të Luftës së Dytë Botërore pesë oficerë të trupave SS (Schutzstaffel) ndërmorën një ekspeditë në rajonet e Himalajeve për të zbuluar gjurmë të racës së hershme ariane që i kishin mbijetuar pasojave të një rënieje së një asteoridi mbi sipërfaqen e Tokës.
Ernst Schäfer, zoolog, efektiv i trupave elitare SS, për të mos thënë më shumë, mbeti pa fjalë Ishte viti 1936 kur Schäfer ishte ulur në bisedë me Himlerin në Kuartierin e Përgjithshëm të SS-ve në Berlin i sapo kthyer nga hapësirat e Himalajeve i cili po mendonte rikthimin sa më shpejt të ishte e mundur për t`u marrë me studimin e natyrës dhe të kultures tek grupet etnike të atyre rajoneve. Nga ana e Himlerit shpresonte të gjente mbështetje për këtë mision. Shefi i SS-ve kishte maninë e tij të tregimeve plot fantazi mbi një gjini me prejardhje të hershme ariane, e cila i kishte mbijetuar një goditjeje të një asteoridi me përmbjatje akulli diku në rajonet e Tibetit. Dhe kjo e irritonte së tepërmi kryetarin e ekspeditës.
Teoria e përplasjes së asteorideve me Tokën qarkullonte prej kohesh në qarqet ezoterike nga ku shefi i SS-ve ushqehej me material për të vërtetuar idetë e tij mitike mbi prejardhjen e geneve gjermanikë si racë superiore.
Për këtë qëllim, Heinrich Himler kishte bërë të mundur një vit më parë krijimin e Institutit Kërkimor "Trashëgimia e brezave", ndërsa Schäfer do të ishte personi që do t`i duhej të siguronte dokumenta të bazuara mbi shkrime dhe relike mbi këto teza. Por këtu kishte një kontradiktë, sepse Schäfer nuk besonte në tezat fantastike të "asteoridëve akullnajorë që kishin rënë mbi Tokë", por ekspedita që kishte përpara kishte nevojë mbi të gjitha për mbështetje politike. Kjo e bënte Schäfer të ishte i përmbajtur në kritika kundrejt teorive të këtij lloji që dilnin nga koka e Himlerit. Por pavarësisht kësaj shefi i SS-ve nuk mund të thuhet se nuk ndihej i kënaqur nga ky djalosh i ri mjekërhollë, që kërkonte prej shkencëtareve të ishin "kultivuesit e shpirtit gjerman".
Dhe në të tilla kushte, në fund të prillit të vitit 1938 merr udhë ekspedita tibetiane si projekt i Institutit "Trashëgimia e brezave" me në krye Dr. Ernst Schäfer dhe nën patronazhin direkt të shefit te trupave elitare SS Heinrich Himler. Ekspedita përbëhej nga katër shkencëtare dhe një udhëheqës teknik. Të gjithë anëtare të trupe të kësaj trupe.
Si pikëndalesë fillestare u zgjodh Kalkuta në Indinë britanike pas saj, tërë itenerari i planifikuar nga grupi me destinacion Tibetin do të përshkonte territoret e kolonive britanike. Por akoma pa filluar, ekspedita rrezikoi të dështonte si pasojë e pengesave që nxirrnin autoritetet angleze. Londra i shihte me tepër mosbesim zhvillimet politike në Gjermaninë e Hitlerit duke patur dyshime se Tibeti mund shfrytëzohej si portë hyrese nga fuqitë e treta ushtarake në drejtim të Indise. Kështu që i tërë misioni ishte nën lupën e agjentëve britanikë të cilët vëzhgonin dhe analizonin çdo aktivitet të ekspeditës gjermane. Si pasojë, asaj nuk i lejohej të përshkonte itenerarin e planifikuar, por i lejohej të kalonte vetëm nëpër principatën e vogël indiane Sikkim, që shtrihej në juglindje të Tibetit.
Atje Schäferit i buzëqeshi fati: Nga një njohje e rastësishme me një nëpunës të lartë tibetian, i krijohet mundësia e marrjes së një ftese nga qeveria e Tibetit, për vete dhe grupin e tij, për një vizitë në kryeqytetin tibetian Lahsa. Çfarë fati i solli rasti! Asnjë gjerman deri më sot nuk kishte patur mundësine të hynte në Lahsa, jo vetëm gjermanë, por dhe të huaj me kombësi të tjera vështirë se do të merrnin një leje të tillë për të depërtuar deri në zemër të Tibetit. Tashmë Schäfer nuk kishte më nevojë për lejekalime nga autoritetet britanike dhe kështu, pikërisht më 22 shtator 1938, Schäfer me karvanin e tij kalon vijën kufitare nga Sikkimi drejt Tibetit që deri në Lahsa kishte një distancë rreth 400 km!
Gjatë rrugës, eksepdita gjermane hodhi në harta relievin, qafat, shtigjet e kalimeve, po ashtu koleksionoi një numër të madh bimësh nga flora e rajoneve nga ku kalonin. Por ftesa e qeverise kishte dhe një klauzolë të veçantë ku vihej qartë në dukje që të ftuarve nuk u lejohej gjuetia ndaj kafshëve për shkak të cënimit rëndë të ndjenjave të popullsisë vendase të brujtur sipas riteve dhe zakoneve budiste. Pavarësisht kësaj Schäfer me anë të një katapulti të ndërtuar në mënyrë artizanale, në heshtje dhe pa zhurmë, bënte gjueti shpendësh dhe gjitarësh të vegjël për t'i futur në inventarin e tij koleksionues. Anëtari tjetër i ekspeditës, antropologu Bruno Berger idhtar i bindur i teorisë naziste të racave filloi të afrohet me popullsinë e këtyre rajoneve malore duke marrë shënime dhe dokumentuar karakteristikat e ngjyrës së syve, të flokëve në kërkim të dëshmive të një afërsie gjenetike me "gjinitë racore superiore të vendeve nordike".
Më 19 janar 1939 ekspedita shkencore SS hyn në Lahsa. Mysafirët me pamje bjonde për popullsinë vendase ishin një atraksion Schäfer dhe trupa e tij së bashku me parinë tibetiane rrakellenin birrë thekre për ditë të tëra, duke u mësuar mikpritësve ulur rreth e rrotull këngë festive tipike gjermane.Alkooli derdhej rrëke duke shtangur vendalinjtë me kapacitet e tyre rezistuese ndaj pijes . Në Lhasa grupi përjetoi për së afërmi festën tibetiane të Vitit të Ri. Me këtë rast ata vështronin dhe vëzhgonin pelegrinët gjatë lutjeve, kërcimet që shpesh kalonin në ekstazë, procesionet dhe ritualet argëtuese që zhvilloheshin me këto raste. Dhe të gjitha këto fiksoheshin në kamerat filmike që ekspedita dispononte. Por jo të gjithëve u pëlqente kjo situate.
Disa prej tyre kaluan deri në goditje me gurë ndaj trupës filmuese.
Veç kësaj Schäfer e shihte misionin e tij dhe si një diplomat në hije. Në takime me udhëheqesit e Tibetit ai hodhi idenë e partneritetit midis Tibetit dhe Gjermanisë.
Kur më 19 mars 1939 ekspedita do të largohet nga Lahsa Schäfer kishte me vete një letër nga kryetari i qeverisë së Tibetit adresuar „Zotit Hitler, udhëheqësit të gjermanëve“ dhe bashkë me letrën dhe një dhuratë për të. Ishte një dhuratë me një vlerë qesharake për të mos thënë fyese. Përse u soll qeveria tibetiane kështu? Kjo gjë mbeti deri më sot enigmë. Për pasojë as letra dhe as dhurata nuk u dorezuan kurrë në duart e Hitlerit.
Po me dëshmitë që priste Himleri për pjerardhjen e racës ariane ç`behej vallë?
Gjatë rrugës për kthim grupi SS do të kalonte pranë rrënojave të mureve fortifikuese, relike të mbretërive të hershme tibetiane. Këto monumente të lashtë Schäfer i shihte si dëshmi të një "populli luftarak që kishte patur synime pushtuese", cilësi që ndoshta më vonë feja budiste i kishte dobësuar së tepërmi.
Sa për provat dhe deshmitë që priste Himleri nga ekspedita tibetiane mbi teorinë e të mbijetuarve nga rënia e asteroidit akullnajor, ato nuk nuk e gjetën kurrë. Ekspedita mbërriti në Gjermani në gusht të vitit 1939. Me vete kishte sjelle pasuri të konsiderueshme nga flora dhe fauna e atyre rajoneve ku ekspedita kishte shkelur. Mijëra farëra bimësh, shpendë të balsamosur, lëkurë të llojeve të ndryshme gjitaresh, reptilë dhe amfibë të konservuar si dhe qindra objekte kulti dhe të përdorimit të përditshëm, ky ishte i tërë arsenali i tyre i grabitur gjatë ekspeditës në Tibet. Përve këtyre ishin dhe të dhënat e matjeve të fushës manjetike të Tokës, pa lënë mënjanë dhe mijëra foto dhe rreth 18 mijë metra xhirime filmike.
Përpunimi dhe vlerësimi i tyre do të merrte kohë për shkak se në shtator të vitit 1939 Gjermania do fuste Europen në një luftë, flakët e së ciles do të përfshinin tërë botën. Himleri në vitin 1942 do të urdhëronte që farërat e përshtatshme të marra nga koleksionet e ekspeditës tibetiane të merreshin dhe te analizoheshin në kushte laboratorike me qëllim mbjelljen e tyre në rajonet e pushtuara të Europës Lindore. Në fillim të vitit 1943, kur në frontin lindor ushtritë gjermane kishin rënë në veshtirësi, në kinematë gjermane do të shfaqej filmi i xhiruar nga eksepedita SS me titull: „Misteret e Tibetit“.
Të gjithë „stuhisë heroike“ që ngritën vetë "njerëzit e racës superiore" do t'i vinte fundi në vitin 1945, vit i cili do të sillte me vete rrënimin e Rajhut të III dhe për rrjedhim pjesa më e madhe e koleksioneve, xhirimeve filmike dhe dokumenteve të mbledhur nga eskpedita e parë gjermane në Lahsa do të perfundonin në arshiva.
Shkrimi me titull origjinal: „Auf nach Tibet“
Botuar në të përmuajshmen gjermane G/Geschichte faqe 43 me autore Svenja Munche
Shqipëroi: Adrian Stefi
Add new comment