Numri i fundit në print i "The Indipendent", fundi i një epoke për gazetën e qendrës së majtë

Postuar në 26 Mars, 2016 10:38

Numri i sotëm është i fundit i gazetës britanike The Independent në versionin print (letër). Këtej e tutje një nga mediat më serioze të shtypit të shkruar britanik do t'i ofrohet lexuesit në versionin on line. Drejtuesit e gazetës e quajtën një hap kurajoz të gazetës drejt botës dixhitale, duke shpresuar që shembulin e saj ta ndjekin edhe gazeta të tjera prestigjoze. The Indipendent u themelua në vitin 1986 nga një grup gazetarësh dhe redaktorësh që i dhanë shumë shpejt profilin e një gazete të besueshme dhe popullore. Kulmin The Indipendent e pati në vitin 1989 me një tirazh 420 mijë kopjesh të shitura në ditë, ndërsa vitin e fundit tirazhi i saj ra në 40 mijë kopje. Kjo është dhe një nga arsyet e kalimit të gazetës në versionin on line, tranzicion nga i cili do të humbin vendet e punës rreth 100 gazetarë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.