Rusia lëviz drejt njohjes së qeverisë së talebanëve në Afganistan

Ministria e Jashtme ruse dhe ajo e Drejtësisë, i kanë propozuar presidentit të vendit, Vladimir Putin, që lëvizja Telebane të nxirret nga lista e organizatave terroriste
Sipas drejtorit të Departamentit të Dytë Aziatike të Ministrisë së Jashtme, Zamir Kabulov, këtë pikëpamje e mbështesin disa institucione ruse, çka presupozon se Kremlini është në procesin e njohjes së Telabanëve që janë në pushtet në Afganistan që në vitin 2021.
Kabulov ka shtuar se aktualisht ka ende disa pengesa për njohjen, megjithatë nxjerrja nga lista e organizatave terroriste është një hap i parë për të ecur në këtë drejtim.
Add new comment