"Një reklamë elektorale e dështuar”

Postuar në 22 Maj, 2024 18:49

Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët është kundërshtuar që në krye të herës edhe nga opozita italiane. Një grup deputetësh të Partisë Demokratike mbërritën sot në Gjadër për të parë nga afër ecurinë e punimeve për kampin e ri të emigrantëve, i cili duhej të kishte përfunduar dy ditë më parë.

Përpjekja e Melonit për një reklamë elektorale për emigrantët për zgjedhjet evropiane dështoi keq. Jemi përballë më shumë se 70 mijë metra katrorë asgjëje. Punimet mezi kanë nisur, pavarësisht njoftimeve të Qeverisë që kishte caktuar datën e hapjes së qendrës më 20 maj 2024”, citohen ata nga mediat italiane.

A e kuptoni se çfarë po bëni? Ju po shkelni të drejtat e njeriut, po shpenzoni një shumë të madhe parash publike dhe mbi të gjitha nuk jeni në gjendje as të mbani atë që keni thënë.

Në Gjadër nuk ka përfunduar ende gërmimi i sipërfaqes ku do ngrihet kampi. Për shkak të terrenit të vështirë dhe të pashfrytëzuar më parë, gjithçka duhet bërë nga e para, gjë që sipas deputetëve italiane do të kërkojë më shumë para.

“E vetmja gjë që lëviz është kutia e kostos. Tani kemi shkuar nga 653 milionë në fillim në mbi 800 milionë. Dhe burimet e nevojshme vazhdojnë të rriten, siç e kishim raportuar tashmë në nënshkrimin e marrëveshjes. Është e qartë se jemi përballë një përpjekjeje qesharake për të paguar një reklamë elektorale për zgjedhjet evropiane. Modus operandi i zakonshëm i një qeverie që përpiqet të fshehë dështimet e saj të dukshme me propagandë. I kërkojmë kryeministres Meloni të heqë dorë nga ky projekt dhe t’i zhvendosë burimet drejt sistemit kombëtar shëndetësor”, thotë Matteo Mauri, deputet i Partisë Demokratike, i shoqëruar në vizitën blic nga kolegët Simona Bonafè, Enzo Amendola dhe Matteo Orfini.

Ndërsa Avvenire publikon një speciale nga Tirana, ku ekspertë të fushave të ndryshme, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë shprehen kundër marrëveshjes së firmosur në Romë vitin e kaluar, pa asnjë konsultim paraprak në Shqipëri.  

Është një lojë që Rama e ka bërë shpesh me fuqitë perëndimore. Jo vetëm për të marrë mundësdinë e hyrjes së Shqipërisë në Europë por edhe për faktins e vetë Rama në fund të fundit është një mikrodiktator. Sepse ka ndërtuar një qeveri që prej 10 vitesh e drejton vendin në mënyrë antidemokratike, të korruptuar dhe me përfshirjen e krimit të organizuar. Të gjithë këta faktorë, ai përpiqert t'i lërë në hije duke u bërë ndere të vogla fuqive perëndimore”, thotë Redi Muçi, docent në Fakultetin e Gjeologjisë, Universiteti Politeknik.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.