Shkarkohet kreu i IKMT-së
Kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Agim Ismailaj, është shkarkuar nga detyra. Ismailaj largohet nga drejtimi i IKMT-së tetë muaj pasi pasoi në këtë detyrë Dallëndyshe Bicin. Vendimi për shkarkimin e tij motivohet me performancën e ulët dhe ankesat e shumta nga qytetarët dhe bizneset për veprime arbitrare.
Drejtimin e IKMT-së e merr Ervin Hoxha, i cili deri më sot ka drejtuar Shërbimin e Provës, drejtori në varësi të Ministrisë së Drejtësisë. Ismaili ka mbajtur më herët postin e drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve, si dhe postin e nëndrejtorit të Pastrimit të Parave. Ai ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve gjatë kohës kur u implementua regjimi 41 Bis.
Add new comment