Çfarë thotë vajza e Sean Penn për Charlize Theron tani që aktorja e la atë!
Fakti që fejesa e Charlize Theron dhe Sean Penn mori fund nuk do të thote që vajza e aktorit nuk mund të ketë marrëdhënie të mira me Charlize, për më tepër ato ende vazhdojnë që të kontaktojnë bashkë.
Në një intervistë Dylan Penn shprehet për yllin Hollywood-ian:’Charlize është thjeshtë më e mira. Është e mrekullueshme dhe e pjekur në cdo aspekt të këtyre fjalëve.’
Ndërsa vjet vajza 24-vjecare e Sean Penn tha:’Më pëlqen Charlize sepse është femra e dytë, pas nënës sime që është e aftë t`ja qepi ate dreq goje babait tim.’ Charlize dhe Sean nisën lidhjen më dhjetor 2013, dhe i dhanë fund rreth një muaj më parë./E.B
Add new comment