Greqia kërkon lirimin e Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit
Ministri i Jashtëm grek, Vassilis Kaskarelis, ka kërkuar lirimin e Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit gjatë takimit me homologen Olta Xhaçka.
Dy krerët e diplomacisë së dy vendeve u takuan në Oslo, në kuadër të Samitit jozyrtar të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, raporton Kathimerini.
Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale në Himarë, me dyshimin për blerje votash. Ai u shpall fitues me 19 vota më shumë se rivali në garën për kryebashkiak, ndërkohë që vijon të jetë në burg.
Gjykata e Posaçme të Apelit la sot në fuqi masën e arrestit me burg për Fredi Belerin, ndërsa ka vendosur detyrim paraqitjeje për Pandeli Kokaveshi.
Add new comment