Filma që mërzisin shtete
Ministri francez i Forcave të Armatosura, Sébastien Lecorn, ka reaguar ndaj portretizimit të forcave franceze e Disneyt, “Black Panther”. Reagimi i ministrit erdhi pas një pyetje për faktin se forcat franceze që ndërhyjnë në film kishin uniformat e trupave aktuale franceze në Mali, që ndodhet aty që nga viti 2013 me kërkesë të qeverisë franceze.
Episodi është një rast për të sjellë në vëmendje politizimin e skajshëm të prodhimeve si Black Panther, zhvilluar kryekëput në një linjë antikoloniale dhe partikualirizmi etno-kulturor që mëton të aktualizojë një lloj vetëdijeje afrikane në kontestim me hierarkinë formale të kombeve në botën e sotme.
Filmi i mëshon shumë hiperteknologjizimit të Ëakandës që vepron e izoluar me mburojë elektromagnetike nga pjesa tjetër e botës, një metaforë kjo e murit kinez përkundrejt sëmundjeve të botës përëndimore. Ëakanda martohet në dramën e filmit me një qytetërim nënujor që është pasuese e majave të dikurshëm të shndërruar me forcën e panteonit të tyre më një stad të ri evolcionist.
Edhe ata përtej botës perëndimore që i pushtoi dikur duke kaluar nën ujë. Konflikti mes dy qytetërimeve e vendos Perëndimin në pozitat e një banditi të organizuar që do të vjedhë vibraniumin, një lëndë me veti të jashtëzakonshme, monopol i afrikanëve dhe majave të nënujit. Francezët hyjnë për ta vjedhur atë, ndërkohë që amerikanët, subversivët e përhershëm janë në pozita vëzhguesi dhe të dashamirësit. Black Panther vjen kështu në një paketim standard të filmave të ngjashëm me qasje politike në shpalosjen e aksionit, ku i miri dhe i keqi ndërveprojnë në luftë j omë si të kundërt, por shpirtërisht të ndryshëm.
Është një rënie në banalitet, një ndërtim realiteti, një lloj rilindjeje që të kujton dikur Liberinë, por me mjetet e Perëndimit, që kundërshtohet si një lloj sëmundjeje. Pak antikapitalist, antiperëndimor, anti supremacist, filmi është asgjë më shumë se një zgjatim propagandistik që meriton të fshihet nga kujtesa.
Add new comment