Medvedev: Furnizimi me armë i UKrainës, prish të gjitha marrëdhëniet shtetërore me Izraelin
Rusia ka paralajmëruar Izraelin se synimi i tij për të furnizuar me armë Ukrainën do të shkatërrojë marrëdhëniet dypalëshe. Zv. Kryetari i Këshillit rus të Sigurisë Kombëtare, Dmitry Medvedev ka vlerësuar se ky vendim do të dëmtojë të gjitha marrëdhëniet ndërshtetërore.
Komenti pason një deklaratë të Ministrit izraelit të Çështjeve të Diasporës, Nachman Shai sipas të cilit Izraeli duhet të ndjekë shembullin e SHBA dhe aleatëve të NATO-s në luftën në Ukrainë.
Duhet thënë se Rusia nuk ka bërë asnjë demarsh ndaj Turqisë që ka furnizuar me dronë Ukrainën, një heshtje që reflekton pozitën kyçe të Ankarasë dhe rënësinë e saj në rritje në krizat në Mesdheun Lindor.
Add new comment