10 fishim i çmimeve të energjisë elektrike. Presidenca çeke premton samit europian
Presidenca çeke e Bashkimit Europian ka premtuar mbajtjen e një samiti të posaçëm për energjinë në kontekstin e një krize që po globalizohet.
Njoftimi vjen ndërkohë që çmimet e energjisë elektrike po thyejnë rekorde: në Gjermani çmimk arriti në 995 euro/megavat, në Francë 1100 euro/megavat, 10 fish më lartë sesa çmimi i fundit të vitit që lamë pas.
Rregullatori britanik i energjisë, Ofgem, njoftoi se do të rrisë nga 1 tetori çmimi e energjisë drejt një mesatareje prej 4 197 dollarësh në vit.
Një presion i jashtëzakonshëm mbi të gjitha ekonomitë me një shkak të vetëm të identifkuar: gazi rus. Kjo për shkak se 1/5 e elektricitetit në Europë prodhohet nga impiante me gaz, lëndë e cila ka arritur në 341 euro/megavat, ndërkohë që në Francë shtohet faktori I mbylljes së disa reaktorëve bërthamorë për shkaqe korrodimi. Nga 56 njësi të tilla, vetëm 24 janë në punë.
Franca që tradicionalisht ka qenë eksportuese e energjisë është tani një importuese
shkruan France 24.
Për përballimin e krizës dhe pasojave të saj vendet europiane kanë mbledhur 236 miliardë euro që nga shtatori i vitit të kaluar nisur nga fakti se çmimet nisën të rriten me kufizimet e CoVid-19 dhe me luftën shpërthyen. Fushata kursimi kanë nisur në të gjitha vendet dhe Gjermania ka paralajmëruar se do të ndërpresë ujin e ngrohtë në dimër në mjediset administrative.
Nisur nga të gjitha këto, parashikimi për një recension në tremujorin e parë të vitit 2023 është thuajse i sigurtë.
Add new comment