Jurassic World Dominion, një përrallë kinematografike me modelin e Apple dhe Tim Cook si "I Keqi"

Postuar në 14 Qershor, 2022 17:54

Jurasic Ëorld – Dominion është shfaqur në kinema me kredencialet e një realizimi skenik të mirë, por me një skenar ideologjik që i mëshon temës së mjedisit dhe ekuilibrit të jetës. Një planet ku njerëzit bashkëjetojnë me dinosaurët, ku ka madje një treg të zi dinozaurësh, në vazhdën e pëprpjekjeve të kinemasë së sotme për të paraprirë skenën e një bote ku normalja është përmbysur.

Ngjan si një lloj milenarizmi laik kjo e kërkimit të një apokalipsi, e një aritmie të botës ku jetojmë me një ngjarje të Re, por të cilën kinemaja e banalizon në në kuadërin e një aksioni njerëzor që presupozon përherë finalen e duhur. Coëboy që rendin mes turmave të dinozaurëve që kanë zëvendësuar bizonin në Amerikë, një panoramë globale që sintetizon gjetje të përziera që të kujtojën Star Wars, Dune, Transformers apo edhe Indiana Jones, për të mbërritur te thelbi I idesë: bioinxhinierimi si problem akut i sigurisë njerëzore. Kompania “Biosyn” që mund të zbërthehet edhe në mëkatin biologjik synon të dominojë zinxhirin ushqimor global përmes përdorimit malinj të specieve të inxhinieruara që ushqehen dhe asgjësojnë drithin.

E vendosur në një zonë të Italisë, parku i Dinosaurëve të kujton një lloj arke të Noes ku përpunohet ideja e një rithemelimi të botës. Producentët kanë sugjeruar modelin e Tim Cook të Apple, dhe kampusin e kësaj të fundit, në formën e një arene moderne për të ilustruar hiperteknologjizimin e sotshëm që vjen në perfeksionin e vet edhe si një lloj higjene sterile kahasuar me botën reale.

Dominion nuk ofron asgjë të re: diçka shkon keq në planifikim që duhet korrigjuar. Teknikisht kjo zgjidhet nga heronjtë e rastit, protagonistë të serive të mëparëshme luajtur po nga ai ekip aktorësh, Chris Pratt, Bryce Dallas Howard, Laura Dern, Jeff Goldblum, Sam Neill, BD Wong në bashkëpunim me instinktet rregullues të kafshëve: një Giganotosaurus që është shumë i fuqishëm për të përligjur ekzistencën e vet dhe që mund të shkatërrojë çdo gjë, asgjësohet nga një kombimim i Therizinosaurus me Tyrannosaurus rex. Në kufijtë e përrallës, Dominion mbyllet me mesazhin se në fakt në botën tonë, ajo që nuk shkon jemi Ne, njerëzit dhe modeli ynë shoqëror, që kërcënohet në fakt nga paaftësia për të kuptuar se potenciali teknologjik që disponojmë tejkalon kapacitetin për ta kontrolluar atë.

Bioinxhinerimi është loja e fundit e njeriut, lojë me krijimin dhe misterin e tij, brenda të cilit misteri kryesor është ekuilibri që në shkallën e vazhdueshme gjeologjike është krijuar duke asgjësuar vazhdimisht. Por pse duhet që kjo e vërtetë të ofrohet me një lloj bufonade si kjo?

Comments

Submitted by dori (not verified) on

Mbyllet shkrimi me kete pyetje: " Por pse duhet qe kjo e vertete te ofrohet me nje lloj bufonade si kjo? "
Pergjigja e kujtdo qe nuk ngaterrohet me kembet e veta: - sepse eshte film, zoteri! Para se te jete nje "mesazh" nje " e vertete" a gjera tjera kesilloji, eshte film.
Nuk po them ate shprehjen e vjelshme qe fillon me "ne shqiptaret... etj etj", sepse eshte nje mendesi e tere ne Europe, e ndikuar natyrisht nga ideologjite e mbrapshta te majta, sipas se ciles kinematografia duhet qe me patjeter te jape nje mesazh, i cili nga ana e tij, natyrisht qe duhet te perputhet me perceptimet e saj mbi boten dhe sesi duhe te jete ajo!
Perjashto kinematografine britanike, ajo europiane, si perendimore edhe lindore, por lindore kuptohet shume me shume, nese nuk e vuajne e kane si nje apendicit si nje barre te panevojshme, porqe perceptohet si e domosdoshme.
Ajo qe te trishton eshte se po ka tendenca moralizuese alla-europiane edhe ne kinematografine amerikane keto vitet e fundit.
Kur dua te shikoj nje film, nuk me plas per mesazhin per paqen ne bote, ngrohjen globale, barazine etj etj; une dua te shoh nje film, pikerisht se eshte film, nje krijim artistik ne radhe te pare; pa per mesazhet fisnike, ka pafund dokumentare, pafund!
Aq i forte eshte efekti gjysemshekullor i ideologjise komuniste ne Shqiperi, ku arti per art shihej si nje e keqe e shemtuar, sa efektet po i shohim edhe sot e kesaj dite, tek shume shqipo qe pandehin te gjoret se jane mendjecliruar, madje deri aty sa te japen edhe kritika per artin perendimor, i cili art nuk po na i jepkesh sic duhet mesazhet e medha qe duhet te jepen permes artit !!!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.