Irani propozon organizimin e bisedimeve Rusi-Ukrainë
Irani është një tjetër vend që ka propozuar bisedime mes Rusisë dhe Ukrainës. Agjencia ruse e lajmeve "Tass" citon ministrin e Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian i cili e ka shprehur këtë në Samitin e Davosit.
Abdollahain ia ka referuar këtë propozimin ministrit të Jashtëm rus, Lavrov, duke zbuluar kështu nismën iraniane që sugjeron një lëvizje të Teheranit në funksion të rehabilitimit të vet në arenën ndërkombëtare.
Teherani i përmbahet qëndrimit se konflikti aktual është shkaktuar nga ambiciet e SHBA dhe NATO për të zgjeruar praninë ushtarake në rajon.
Add new comment