Ukraina pranon garancitë e Lukashenkos, palët ulen në bisedime në Bjellorusi
Ukraina ka rënë dakord të ulet në bisedime me Rusinë. Lajmin e konfirmoi fillimisht ndihmësi i presidentit rus, Vladimir Medinsky, njëkohësisht kreu i delegacionit.
"Çdo orë për ne është një jetë e shpëtuar," tha Medinsky.
Sekretari i shtypit i Presidentit të Rusisë, Dmitry Peskov vuri në dukje se kësaj i parapriu një bisedë telefonike midis Presidentit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, dhe homologut të tij, ukrainas Vladimir Zelensky.
Sipas sekretares së shtypit të Lukashenkos, Natalya Eismont, udhëheqësi bjellorus i telefonoi Putinit dhe i sugjeroi delegacionit rus të qëndronte në Gomel dhe të shtynte bisedimet për një datë të mëvonshme. Putin e mbështeti këtë propozim.
Delegacioni rus mbërriti në Gomel mëngjesin e sotëm. Ria Novosti raporton se përveç Medinsky-t, delegacioni përfshin zëvendësministrat e Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme, ambasadorin në Bjellorusi Boris Gryzlov dhe kreun e komitetit ndërkombëtar të Dumës Shtetërore, Leonid Slutsky.
Takimin e konfirmoi më pas edhe vetë Zelensky, i cili përmes një postimi në Facebook njoftoi se palët do të ulen në bisedime në kufirin mes Ukrainës dhe Bjellorusisë.
Kemi rënë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me atë rus pa kushte paraprake në kufirin ukraino-bjellorus, në zonën e lumit Pripyat. Aleksandër Lukashenko mori përgjegjësinë për faktin se në momentin e nisjes, negociatave dhe kthimit të delegacionit ukrainas, të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e vendosura në territorin bjellorus do të mbeten në tokë
Add new comment