Vitali Klitschko i kërkon ndihmë Europës: Putin po përgatitet të na pushtojë

Postuar në 14 Dhjetor, 2021 14:20

Kryebashkiaku i Kievit është zyrtari i lartë i radhës që paralajmëron se Rusia mund të pushtojë Ukrainën.  “Ne në të gjithë Ukrainën po përgatitemi që presidenti rus Vladimir Putin të japë urdhrin për fillimin e luftës”, paralajmëron Vitali Klitschko në një artikull për “Bild-in” gjerman.

“Si ushtar dikur jam betuar se do ta mbroj këtë vend dhe jam gati të luftoj për atdheun”, citohet ai nga B92.

Javët e fundit, Rusia ka vendosur trupa në kufirin me Ukrainën, çka ka shtuar frikën e një pushtimi të mundshëm. Moska e mohon këtë dhe akuzon autoritetet në Ukrainë për provokime.

Klitschko bën thirrje për ndihmë urgjente ndërkombëtare. "Ne jemi vend evropian, i cili ka nevojë për mbështetjen evropiane më shumë se kurrë", shprehet ish-boksieri  Klitschko, njëkohësisht kryebashkiak i Kievit që nga viti 2014.

Sipas të dhënave që ka NATO-ja, Rusia ka vendosur 75 000- 100 000 ushtarë pranë kufirit me Ukrainën.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.