kiev

Dronë mbi Kiev, Rusia kryen sulmin më të madh që nga nisja e luftës

Postuar në 25 Nëntor, 2023 10:42

Ushtria ruse ka ndërmarrë një sulm masiv ajror ndaj kryeqytetit ukrainas dhe periferisë së tij gjatë natës. Shefi i administratës ushtarake të Kievit, Mykhailo Shamanov, tha se ky është sulmi më i madh që nga fillimi i luftës.

"Ky është sulmi i katërt me dron Shahed në Kiev në një muaj. Sulmi i mbrëmshëm është më i madhi që nga fillimi i pushtimit rus," tha Shamanov.

Sulmi kryesor mbi Kiev, pas rrethimit. Raporti: Ushtria ruse po performon keq në Ukrainë

Postuar në 04 Mars, 2022 14:44

Instituti për Studimin e Luftës ka publikuar dje një material të përditësuar për zhvillimet ushtarake në Ukrainë. Në përmbledhjen e bërë vihet në dukje fakti se trupat ruse kanë vijuar për të disatën ditë përpjekjet e pasuksesshme për të rrethuar kryeqytetin Kiev dhe kapjen e Kharkivit. Një ndër arsyet e kësaj vonese është edhe zgjidhja taktike që po zbatohet:

Vitali Klitschko i kërkon ndihmë Europës: Putin po përgatitet të na pushtojë

Postuar në 14 Dhjetor, 2021 14:20

Kryebashkiaku i Kievit është zyrtari i lartë i radhës që paralajmëron se Rusia mund të pushtojë Ukrainën.  “Ne në të gjithë Ukrainën po përgatitemi që presidenti rus Vladimir Putin të japë urdhrin për fillimin e luftës”, paralajmëron Vitali Klitschko në një artikull për “Bild-in” gjerman.

“Si ushtar dikur jam betuar se do ta mbroj këtë vend dhe jam gati të luftoj për atdheun”, citohet ai nga B92.

Mediat/Rrëmbehet nga persona të maskuar Saakashvili

Postuar në 12 Shkurt, 2018 16:59

Ish-presidenti gjeorgjian, Mikahil Saakashvili duket se është rrëmbyer në Kiev. Lajmin e ka dhënë ndihmësi i tij, Yuri Derevyanko sipas të cilit, Saakashvili është rrëmbyer nga persona të panjohur të maskuar. Këtë informacion e ka konfirmuar edhe Ministria e Brendshme e Ukrainës.

Subscribe to RSS - kiev