Video/Dhunë ndaj imigrantëve në kufirin kroat dhe grek
Media të ndryshme në Europë kanë përcjellë raportime mbi akte të dhunës fizike ndaj imigrantëve që hyjën në kufijtë e Bashkimit Europian. Rastet e rrahjes dhe dhunës janë verifikuar në kufijtë e Kroacisë me Bosnjen ku shfaqen përfaqësues të policisë kroate të mbuluar me ballakllava që detyrojnë imigrantët afganë dhe pakistanezë të kthehen në Bosnje. Dëshmitë janë mbledhur nga një OJQ dhe media të ndryshme që kanë përcjellë raportimin i cili e nxjerr në një dritë të re meanxhimin e problemit të imigrimit.
Sipas autorëve rrahjet janë vetëm një aspekt, ndërkohë që braktisja në det në Egje është ndoshta aspekti më i rëndë. Sipas revistës gjermane “Spiegel” shkruan për një sistem me mbështetje shtetërore nga Greqia dhe Kroacia për menxhimin policor të sfidës migratore ndërkohë që standardet dhe rregullat e BE-së kërkojnë tjetër qasje.
Njësi speciale nga Kroacia dhe Greqia të trajnuara për ndjekjen e trafikantëve dhe huliganëve janë dislokuar për të mbajtur jashtë BE-së azilkërkuesit. Ata veprojnë kryesisht në hije – dhe paguhen nga qytetarët e BE-së
shkruan “Spiegel”.
Revista madje shkruan për ekzistencën e një operacioni zyrtar në Zagreb nën emrin e koduar “Koridor”. Madje citohet edhe një pjesëtar i Policisë së Ndërhyrjes që thotë se dhuna ndaj azilkërkuesve është pjesë e punës së njësive në fjalë.
Add new comment