Hetimi ndaj kancelarit austriak çon në pranga të akuzuarin e parë
Sabine Beinschab është personi i parë që arrestohet në kuadër të hetimit të nisur ndaj Sebastian Kurz në Austri. Kancelari u dorëhoq pak ditë më parë, pas dyshimeve për korrupsion, për të cilat prokurorët ushtruan kontrolle në Kancelari dhe në selinë e partisë së tij. Beinschab është eksperte e sondazheve dhe dyshohet se i ka falsifikuar këto të fundit duke i dhënë fiktivisht avantazh kancelarit Kurz. Ish-ndihmësja e ish-ministres Sophie Karmasin akuzohet për falsifikimin e kërkimeve në favor të Partisë Popullore Austriake të Kurz (PVP), dhe më pas publikimin e këtij sondazhi në këmbim të parave në një gazetë që është falas.
E përditshmja "Kronen Zeitung" shkruan se Beinschab është një person kyç në këtë çështje. Autoritetet hetimore vendosën për një arrestim të hershëm për shkak të rrezikut të fshehjes së provave, sepse Beinschab, pak para kontrollit të banesës së saj, fshiu hard diskun e kompjuterit të saj.
Arrestimi erdhi pikërisht në ditën kur hetimet e para pas largimit të Kurz tregojnë një rënie dramatike të vlerësimit të partisë. Hetimi në fjalë e ka dëmtuar Partisë Popullore Austriake (PVP), në të cilën tani Kurz do të shërbejë si kreu i grupit parlamentar. Për herë të parë pas shumë kohësh, Partia Popullore Austriake (PVP) humbi avantazhin ndaj Partisë rivale Socialdemokrate (SPD).
Add new comment