kancelari

Hetimi ndaj kancelarit austriak çon në pranga të akuzuarin e parë

Postuar në 12 Tetor, 2021 12:48

Sabine Beinschab është personi i parë që arrestohet në kuadër të hetimit të nisur ndaj Sebastian Kurz në Austri.

A do të ketë Gjermania një kancelar ekologjist?

Postuar në 03 Qershor, 2019 11:15

Sondazhet më të reja të Institutit Forsa tregojnë ndryshime të mëdha në hartën politike në Gjermani. Për herë të parë në Gjermani në vend të parë është partia Të Gjelbërit, thuhet në sondazhin e bërë për televizionet RTL dhe ntv. Pas suksesit të ekologjistëve në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, ekologjistët kanë shënuar një rritje madje prej 9% të votave, thuhet në këtë sondazh. Sikur sot të mbaheshin zgjedhjet, ekologjistët do të fitonin 27% të votave.

Kurz humbet votëbesimin

Postuar në 28 Maj, 2019 11:38

Sebastian Kurz humbi përfundimisht humbi votëbesimin pas mocionit që kërkuan të hënën në parlamentin austriak parti të vogla opozitare. Kancelari autriak aktualisht është në krye të një qeverie teknike e cila çojë vendin në zgjedhje. Ministrat në largim të Partisë së Lirisë janë zëvendësuar nga nëpunës civilë.

Partia Konservatore Kurz triumfoi në zgjedhjet evropiane të së dielës, pavarësisht skandalit me videon e zv/kancelarit që çoi në kolaps qeverinë e tij të koalicionit.  Christian Strache dha dorëheqjen nga të gjitha postet e tij politike.

Trenat me refugjatë mbërrijnë në Gjermani, Austria pret mijëra të tjerë

Postuar në 05 Shtator, 2015 15:26

Njoftimet nga Gjermania dhe Austria thonë se trenat e parë me refugjatë u larguan nga Austria për në Gjermani sot, disa orë pasi ata u morën me autobuzë nga Budapesti për në kufirin austriak. Pas disa ditë vonesash në stacionin Keleti të Budapestit në Hungari, trenat mbërritën më në fund në destinacion. Mijëra imigrantë po hyjnë tani në Austri. Kjo është një arritje për ta pas një jave pasigurie rreth statusit të refugjatëve që kërkojnë azil brenda kufijëve të Bashkimit Evropian.

Subscribe to RSS - kancelari