Trenat me refugjatë mbërrijnë në Gjermani, Austria pret mijëra të tjerë
Njoftimet nga Gjermania dhe Austria thonë se trenat e parë me refugjatë u larguan nga Austria për në Gjermani sot, disa orë pasi ata u morën me autobuzë nga Budapesti për në kufirin austriak. Pas disa ditë vonesash në stacionin Keleti të Budapestit në Hungari, trenat mbërritën më në fund në destinacion. Mijëra imigrantë po hyjnë tani në Austri. Kjo është një arritje për ta pas një jave pasigurie rreth statusit të refugjatëve që kërkojnë azil brenda kufijëve të Bashkimit Evropian. Zyrtarët austriak thanë të shtunën se disa mijëra refugjatë kanë kaluar në Austri ku iu janë dhënë paketa ndihmash dhe vend për të fjetur. Kancelari i Austrisë Ëerner Faymann tha se vendi i tij dhe Gjermania do të lejojnë hyrje pa pengesë. Ai njoftoi se vendimi sot erdhi pas bisedimeve me kancelaren Angela Merkel. Faymann tha se vendimi u morr nga situate emergjente në kufirin hungarez.
Add new comment