refugjate

Ftesë për kujtesë dhe për besë ndaj Edi Ramës

Postuar në 10 Prill, 2016 23:03

Çështja e refugjatëve sirianë është rimarrë sot nga gazeta greke “Kathimerini” përmes një shkrimi të Evangelos Venetis. Po sjellim një pjesë nga ajo që ka përkthyer gazeta “Mapo”: “Shqiptarët e mbajnë mend, se Greqia, ndryshe nga Italia, i hapën kufijtë dhe grekët e Epirit pritën qindra e mijëra refugjatë shqiptarë me mikpritje, duke iu dhënë ushqim, ujë dhe strehë, duke iu garantuar akomodim dhe duke i ndihmuar ata për të shkuar më në jug, drejt qendrave më të mëdha urbane të Greqisë.

Propozohet forcë ushtarake europiane për të ruajtur kufijtë e Greqisë

Postuar në 08 Shkurt, 2016 09:58

Greqia po përballet me një qëndrim të ashpër nga ana e partnerëve lidhur me çështjen e refugjatëve. Disa prej shteteve anëtare të BE po insistojnë se duhen gjetur mënyra për tjera për të kufizuar flukset e refugjatëve që mbërrijnë në vendet e tyre.
Përherë e më tepër po shtohen skenaret, sipas të cilave vendet e BE do të bashkëpunojnë më shumë me Maqedoninë dhe Serbinë se sa me Greqinë.

Fluksi i migrantëve/ Sërish viktima në Egje, në Slloveni mbërrijnë 600 refugjatë

Postuar në 17 Tetor, 2015 15:41

Sërish 4 migrantë, tre fëmijë dhe një grua, humbën jetën në përpjekje për të arritur në Evropë kur varka e tyre u përmbys në detin Egje, njoftuan sot në mëngjes rojat bregdetare greke. “Të katër migrantët, identiteti i së cilëve nuk është saktësuar ende rezultojnë të mbytur pranë ishullit grek Kalimnos”, saktësoi i njëjti burim. Njëmbëdhjetë persona të tjerë që ndodheshin në të njëjtën varkë u shpëtuan, ndërsa ekipet e ndihmës së shpejtë u vunë në kërkim të një fëmijë që rezultonte i zhdukur.

Çështja e refugjatëve, Maqedonia mendon të ngrejë murin si Hungaria

Postuar në 11 Shtator, 2015 10:33

Ka mundësi që Hungaria të përfundojë ndërtimin e murit kufitar me Serbinë në ditët e para të tetorit, i cili do të jetë i gjatë 175 km. Kjo është deklaruar nga Zv/Kryeministri hungarez Janosh Lazar, sipas të cilit ka pengesë, pasi është kritikuar fuqishëm nga Franca dhe Gjermania. Sipas Lazar, "kufiri do të jetë i mjaftueshëm për të mbrojtur vendin, veçanërisht në qoftë se policia do të patrullojnë në anën tjetër".

Trenat me refugjatë mbërrijnë në Gjermani, Austria pret mijëra të tjerë

Postuar në 05 Shtator, 2015 15:26

Njoftimet nga Gjermania dhe Austria thonë se trenat e parë me refugjatë u larguan nga Austria për në Gjermani sot, disa orë pasi ata u morën me autobuzë nga Budapesti për në kufirin austriak. Pas disa ditë vonesash në stacionin Keleti të Budapestit në Hungari, trenat mbërritën më në fund në destinacion. Mijëra imigrantë po hyjnë tani në Austri. Kjo është një arritje për ta pas një jave pasigurie rreth statusit të refugjatëve që kërkojnë azil brenda kufijëve të Bashkimit Evropian.

Kryeministri i Hungarisë: Fluksi i refugjatëve kërcënon identitetin kristian të Evropës

Postuar në 04 Shtator, 2015 07:49

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e gjykon fluksin e refugjatëve në Evropë, që janë në shumicë myslimanë, si një kërcënim për identitetin kristian të Evropës, në një artikull të publikuar sot, një vizion i hedhur poshtë nga kancelarja gjermane Angela Merkel.  “Nuk duhet haruar se ata që po vijnë… janë përfaqësues të një kulture krejtësisht ndryshe”, thekson Orban në këtë artikull të publikuar në të përditshmen gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” . “Në shumicë, ata nuk janë kristian por myslimanë.

Aylan Kurdi, vogëlushi i tragjedisë siriane

Postuar në 03 Shtator, 2015 18:45

Trupi i pajetë i vogëlushit sirian, Aylan Kurdi, i gjetur në brigjet e Bodrumit të Turqisë, është që tani simboli i një tragjedie që nuk po di të ndalet. Mediat e shumta vendosën publikimin e tri fotove shokuese me qëllim ndërgjegjësimin e politikës dhe për të nxitur një vendimmarrje që t’i thotë ndal kësaj fatkeqësie që po e gjen thuajse të vetmuar popullin sirian. Në shumë rrjete sociale, pamja e vogëlushit Kurdi ka nxitur një seri punimesh që janë shpërndarë si shenjë keqardhjeje, por edhe si një formë reagimi. Disa prej tyre marrë nga “Daily Mail”:

Sirianët rrugë të reja për në Europë, përmes Arktikut nga Norvegjia

Postuar në 30 Gusht, 2015 07:21

Dhjetra refugjatë sirianë po mundohen të kalojnë nëpërmjet veriut të largët të Rusisë në orvatje për të arritur një kalim të mundshëm në veri të kontinentit të Europës, pikërisht në Norvegji.  Deri në 20 sirianë në muaj kanë zbarkuar në qytetin e vogël të Norvegjisë, Kirkenës, i cili shtrihet rreth 4 mijë kilometra në veri të Damaskut dhe ku temperatura mesatare ditore është konstante nën zero. Një pjesë e refugjatëve përdorin biçikletat si mjet transporti, ndërsa të tjerë makina të rastësishme ruse, gjë që e bën më të lehtë dhe të pakontrollueshëm kalimin e tyre për në Norvegji.

Kamioni me refugjatë i braktisur në lindje të Austrisë, nxirren 70 viktima

Postuar në 28 Gusht, 2015 11:25

Më shumë se 70 trupa të emigrantëve të vdekur u nxorrën nga një kamion i braktisur pas zbulimit nga forcat e ndihmës së shpejtë në një autostradë në lindje të Austrisë, pranë Hungarisë dhe Sllovakisë, bëhet sot e ditur nga një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme austriake. Policia e Shtetit austriak dhe atij hungarez kanë nisur një proces të përbashkët hetimor. Një vlerësim fillestar raportonte për rreth 20 deri në 50 të vdekur pas zbulimit makabër mëngjesin e djeshëm.

Askush nga politika nuk ka kohë të takojë refugjatët e rinj shqiptarë

Postuar në 18 Gusht, 2015 14:16

Përgjatë një viti kalendarik mbi 30 mijë shtetas shqiptarë kanë emigruar në Gjermani, në përpjekje për një jetë më të mirë dhe në ikje nga problemet e mëdha financiare. Prej muajsh media raporton histori të trishtuara ikjeje, diplomacia negocion procedurat e kthimit të tyre, policia pret në Rinas “pako” me të kthyer, politikanët kryesorë flasin për viktima të keqkuptimeve dhe vetë emigrantët mbeten të ndarë nëse ikja apo kthimi përbën fatin e tyre të keq.

Subscribe to RSS - refugjate