Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet me PPP, qeveria miraton kontratën  

Postuar në 09 Qershor, 2021 18:20

Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin që i hap rrugën koncesionit të aeroportit të Vlorës. Sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, projekti për ndërtimin e aeroportit të Vlorës do të zbatohet nga konsorciumi Mabco Constructions Sa, Yda Insaat Sanayi Ve Ticaret Anonim Sirketi, 2A Group, sh.p.k.

Kontrata e koncesionit PPP është lidhur mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe bashkimit të tre operatorëve ekonomikë të mësipërm, njëri prej të cilëve është kompania e politikanit Behgjet Pacolli.

Vendndodhja e aeroportit të ri është përcaktuar zona e Akërnisë, 10 minuta larg aksit kombëtar Levan-Vlorë.

Konsorciumi që ka lidhur marrëveshjen do të investojë për ndërtimin e aeroportit 103.9 milionë euro, ndërsa buxheti i shtetit do të garantojë të ardhurat minimale në 10 vitet e para nëse ato do të jenë më të ulta se 140 milionë euro. Kohëzgjatja e kontratës koncesionare është 35 vjet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.