aeroporti i vlores
Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet me PPP, qeveria miraton kontratën
Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin që i hap rrugën koncesionit të aeroportit të Vlorës. Sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, projekti për ndërtimin e aeroportit të Vlorës do të zbatohet nga konsorciumi Mabco Constructions Sa, Yda Insaat Sanayi Ve Ticaret Anonim Sirketi, 2A Group, sh.p.k.
Qeveria pezullon tenderin ndërkombëtar për aeroportin e Vlorës
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka pezulluar tenderin ndërkombëtar për dhënien me koncesion për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Nuk dihet ende nëse ndërtimi i këtij aeroporti do të fillojë brenda këtij viti. Shkak për këtë është bërë vendimi i APP-së për të anuluar të gjithë tenderat, përveç tenderave të lidhura me mbulimin e nevojave të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.
Aeroporti i Vlorës, dihet vetëm konsulenti. Ministrja: Tender ndërkombëtar. Së shpejti edhe autostrada e Thumanës
Sot është raportuar se në godinën e Kryeministrisë është prezantuar projekti dhe tenderi për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli citohet të jetë shprehur me këtë rast:
Rihapje e detyruar e garës për aeroportin e Vlorës
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se qeveria do të hapë së shpejti garën për ndërtimin dhe menaxhimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me një kompani fluturimi, Balluku e cila tha se në garë do të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm firmash. Një vit më parë qeveria dhuroi 10% të pikëve bonus në garë për një bashkim kompanish turke për ndërtimin e e aeroportit, të cilat mësohet se janë tërhequr.
Premtohet për të disatën herë ndërtimi i aeroportit të Vlorës
Qeveria e drejtuar nga Edi Rama duket se ka si zakon stinor përsëritjen e premtimit se në Vlorë do të ndërtojë një aeroport. Kryeministri gati tre vjet më parë premtoi se në vitin 2021 do të ngrihet avioni i parë, pastaj u kalua në procedura ligjore të posaçme, u fol për një konsorcium turk që do të investonte 100 milionë dollarë. Në fakt ende asgjë nuk është parë. Në Vlorë ka vetëm një aeroport dhe ky është aeroporti natyral i lagunës së Nartës prej nga ku ngrihen mushkonjat.
Aeroporti i Vlorës, Kryeministri: Ja edhe pak se po flasim me turqit. Por Vlora është e bukur
Turizmi është shumë mirë. Sivjet ka qenë sezon rekord. Mund të shkohet në 6 milionë turistë deri në fund të vitit. Këto shpreson, premton dhe deklaron kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që sot ishte në Vlorë në mbyllje të sezonit të verës. Por Rama ndër të tjera ka zbuluar edhe se aeroporti i Vlorës është ende një letër projekt që po negociohet.
Fantazma e aeroportit të Vlorës
Ka disa kohë tashmë që kryeministri i vendit, Edi Rama, promovon idenë apo projektin e ndërtimit të aeroportit të Vlorës. Është dhënë shifra 100 milionë euro investim dhe sipas Ramës do të hapen 27 mijë vende pune. Nisja e punimeve u premtua se do të bëhej në qershor, çka nënkupton se projekti është gati.
U premtua për në qershor/Aeroporti i Vlorës, ende asnjë shenjë për nisje punimesh
Fillimi i këtij viti për kryeministrin Edi Rama nisi me një premtim të madh. Ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Në janar të këtij viti kryeministri Edi Rama shkroi në Facebook se në qershor të këtij viti do të nisin punimet për ndërtimin e aeroportit. Por çfarë po ndodh aktualisht në fushën e Akërnisë. Banorët thonë se para disa muajsh kanë parë disa persona të cilët kanë marrë kampionet e tokës dhe që prej atëherë asgjë nuk ka ndryshuar në atë zonë.
Yshtja qeveritare për aeroportin e Vlorës
Z. Rama duket se do të arrijë me çdo kusht objektivin e punësimit në fund të mandatit të tij të dytë. Nëse rritja ekonomike nuk ndihmon në këtë rast, është shpikja e llogarive matematikore personale ajo që zgjidh situatën. Mandatin e kaluar ai, në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë, duhet të përmbushte objektivin e 300 mijë punësimeve me një rritje ekonomike që statistikisht nisi të kishte shifra domethënëse vetëm vitin e fundit të qeverisjes.
Si u minimizua dështimi?