Aeroporti i Vlorës, Kryeministri: Ja edhe pak se po flasim me turqit. Por Vlora është e bukur

Postuar në 01 Shtator, 2018 14:12

Turizmi është shumë mirë. Sivjet ka qenë sezon rekord. Mund të shkohet në 6 milionë turistë deri në fund të vitit. Këto shpreson, premton dhe deklaron kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që sot ishte në Vlorë në mbyllje të sezonit të verës. Por Rama ndër të tjera ka zbuluar edhe se aeroporti i Vlorës është ende një letër projekt që po negociohet. 

Jemi në proces negociatash. Ndryshe nga sa u propagandua nuk ishte një pazar i mbyllur, por është një negociatë e vështirë sepse ne duam të marrim maksimumin për interesin publik dhe të shtetit. Jam besimplotë se do e mbyllim negociatën dhe do të fillojmë punën

u shpreh Rama.
Kjo është hera e parë që ai pranon dështimin me negociatat me palën turke, pasi ka qenë vetë ai që ka vendosur afate e madje ka folur edhe për shira punësimi. Pak kohë më parë u fol për muajin qershor, pastaj çdo gjë kaloi në heshtje. Sot kryeministri flet për vijimin e negociatave, që në fakt duket se si çdo projekt i madh me turqit ngesin dhe nuk realizohen. 

Duhet thënë se është e vështirë të mendohet një kompani që sheh Vlorën si pikë me interes për investimin e 100 milionë eurove për një aeroport në një zonë që ka turizëm por jo aq sa të përligjë një vepër të tillë. Vlora është një rajon me hotele të vogla, turizëm shtëpiak dhe nuk ka resorte të mëdha. Vila e qeveritarë dhe shokëve të tyre nuk hyjnë në llogari kompanish serioze kështu që për ca kohë, në ëndrrën për aeroportin, le të shohim zogjtë që fluturojnë. 

Nuk mund të mos bjerë në sy se edhe ky takim i z. Rama i ngjan atij të një ekipi biznesi që mblidhet dhe flet sesa mirë i ecën punët këtë vit. Pak ka kjo praktikë të bëjë me një qeveri që nuk funksionon me sezone. 

Comments

Submitted by Ajdin Mamak (not verified) on

Turqit nuk kane premtuar asgje deri tani. Jane hedhur vetem ide dhe asnje plan konkret apo projekt per kete pune nuk ka filluar, padyshim nese nuk quajme pune kohen qe kryeministri shqiptar i ka kushtuar propagandes se aeroportit. Para ca vitesh, kompania turke me cmime te uleta Pegasus beri dy vjet negociata me Turkish Airlines per te hyre ne Shqiperi. Kush ai budalla qe mendon se Turkish Airlines po nderton nje tjeter kompani bije te veten ne shqiperi qe te operoje me cmime me te uleta se te vetat per te njejtat linja? Turqit ku te ndukin e ku te rrjepin. Turkish duke qene nje nder kompanite me te mira ne bote ka edhe cmimet mjaft te kripura. Ideja ishte qe kompania te kapte linjat europiane, po aktualisht me 12 fluturime ditore nga Tirana vetem per Itali konkurrenca eshte mjaft e madhe dhe nuk eshte cudi qe turqve tu jete dukur pa buke si ide

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.