Rihapje e detyruar e garës për aeroportin e Vlorës
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se qeveria do të hapë së shpejti garën për ndërtimin dhe menaxhimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me një kompani fluturimi, Balluku e cila tha se në garë do të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm firmash. Një vit më parë qeveria dhuroi 10% të pikëve bonus në garë për një bashkim kompanish turke për ndërtimin e e aeroportit, të cilat mësohet se janë tërhequr.
Edhe pse kontrata shkoi në parlament për miratim, ende dhe sot nuk është arritur në finalizimin e marrëveshjes. Kjo deklaratë e Ballukut nuk duket e rastësishme, pasi vjen pak ditë pasi Komisioni Evropian ka lajmëroi se do të nisë hetimin mbi prokurimet e qeverisë Rama. Në veçanti ato do të përqendrohen në koncesionin e aeroportit të Vlorës dhe të linjës ajrore Air Albania.
“Komisioni ka planifikuar tashmë një hetim mbi respektimin e kuadrit ligjor të prokurimeve publike dhe të ndihmës së shtetit nga qeveria shqiptare, përmes angazhimeve teknike të ndryshme në vend. Komisioni është në dijeni të ankesave në lidhje me shkeljen e Marrëveshjes së Atabilizim-Asocimit ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së në lidhje me procedurat për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, dhe të linjës ajrore Air Albania"- citohet të krtë deklaruar Komisioneri për Zhvillim Johannes Hahn.
Reagimi i Komisionit Europian vjen pas shqetësimit dhe kërkesës së deputetit austriak të Parlamentit Evropian (PE), Paul Rübig, përfaqësues i Partisë Popullore Evropiane.
Add new comment