SHBA drejt njohjes së genocidit armen
Mediat e ndryshme në Perëndim po paralajmërojnë njohjen nga SHBA të genocidit armen, që është një ngjarje e zhdukjes së masë të armenëve në vitin 1915 nën Perandorinë Osmane. Akti në fjalë kundërshtohet nga Turqia e sotme që nuk e njeh dhe pranon termin genocid pasi ka interpretime të tjera historiografike për shpjegimin e tij.
Sipas mediave në fjalë, presidenti aktual, Joe Biden pritet të bëjë njohjen formale çka pritet të sjellë tensionimin e marrëdhënieve, edhe kështu të vështira, me Turqinë. Burimet që japin informacionin shtojnë se njoftimi i Biden do të zyrtarizohet në ditën e kujtimit të genocidit nga armenët, një element simbolik ky që e përcakton aktin në fjalë si politikë anti-turke.
Vendimi përkon në fakt me premtimet elektorale të Joe Biden, që gjatë fushatës së fundit deklaroi se “të drejtat universale të njeriut do të bëhen prioritet kryesor”.
Add new comment