Transporti/ Një panoramë e qyteteve pas 10 vitesh
Në rrugë qarkullojnë vetëm 1/10 e makinave që shohim sot. Ato janë të vogla, të lidhura online dhe pa shofer. Ka ende makina që drejtohen nga njerëz, kryesisht në kohën e lirë, por janë shumë pak. Dominojnë taksitë-robot, të cilat mjafton një aplokacion dhe vihen në shërbimin tonë. Duket si skenari i një filmi fantastiko-shkencor, por është një realitet që do ta shohim në rrugët e qyteteve të mëdha nga viti 2030.
Një panoramë e tillë u prezantua në Forumin të Lëvizjes Smart, e para nga katër ngjarjet eventet e "City Vision 2021", e ideuar nga Fiera di Padova dhe Blum kushtuar të ardhmes së Qytetit Inteligjent. Sergio Savaresi, profesor i Departamentit të Elektronikës, Informacionit dhe Bioinxhinierisë në Politeknikun e Milanos, shpjegoi se revolucioni i lëvizjes është progresiv dhe i pashmangshëm. Për të kuptuar se si do të jetë e ardhmja, është e nevojshme të fillojmë nga e kaluara: “Raca njerëzore në 150 vjet histori para-industriale ka rritur temperaturën e planetit me 1 gradë, duke emetuar rreth 2 000 gigatonë CO2 përmes djegies së karburantit fosil. Tani kemi vetëm 2 gradë të mbetura për të shmangur përmbysjet natyrore: kjo do të thotë që për të mos tejkaluar mbinxehjen maksimale, ne mund të djegim vetëm një pjesë shumë të vogël të të gjithë naftës dhe qymyrit që janë aktualisht në dispozicion nën tokë, të cilat nuk do të mund t’i përdorim edhe pse ekziston akoma në sasi të mëdha”, citohet Savaresi nga Avvenire.
Për transportin do të jetë gjithnjë e më thelbësore përdorimi i karburanteve alternative, edhe nëse sipas profesor Savaresi, "nuk është lloji i karburantit të makinave ai që do të nxisë ndryshimin e madh, por automatizimi i drejtimit të mjeteve. Kjo do të çojë në ndarjen e automjeteve, e cila nga ana tjetër do të nxisë elektrizimin, ndërsa reduktimi i madhësisë së makinave do të jetë një efekt anësor".
Makina me hidrogjen mbetet ende një objektiv i largët. Por elektrike do të thotë gjithçka dhe asgjë. "Industria e makinave po lufton për të rritur autonominë e makinave me bateri - vazhdon Savaresi - por ajo aktuale prej rreth 300 km me një rikarikim të plotë, është tashmë e mjaftueshme duke pasur parasysh se sot më shumë se 50% e makinave udhëtojnë me më pak dhe një karikim të plotë të dhe një tillë i kryer gjatë natës mund të jetë i mjaftueshëm. E vetmja pengesë e vërtetë për transportin e qëndrueshëm elektrik është origjina e energjisë, e cila duhet të prodhohet vetëm nga burime të rinovueshme për të ndikuar në emetimin e CO2".
Dhe këtu kriteri i vlerësimit është në thelb gjeografik. Për shembull, profesor Savaresi kujton se si "sot në Francë, emetimet e CO2 për kilovat orë energji elektrike janë shumë të ulëta (51g / kWh), falë faktit se në atë vend, energjia prodhohet kryesisht nga termocentralet bërthamore. Në Itali, situata e shkarkimeve elektrike është mjaft e kënaqshme (371 g / kWh), ndërsa një makinë elektrike në Estoni prodhon 1,176 g / kWh sepse energjia elektrike që përdor nuk vjen nga burime të rinovueshme: në praktikë ndot shumë më tepër se çdo makinë karburanti dizel i gjeneratës së re”.
Makinat pa shofer në kontekstin e 'Qytetit Inteligjent' janë akoma larg. Kjo edhe për faktin se duhet ende më shumë punë nga pikëpamja rregullatore sesa nga pikëpamja teknike. Kjo punë ka të bëjë me ligje individuale sepse përgjegjësia ligjore në rast të një aksidenti ndryshon. Koha e zhvillimit do të varet nga besimi i blerësve në këtë teknologji, por edhe më shumë nga zhvillimi i sistemeve rregullatore që vendet do të miratojnë të tilla.
Sidoqoftë, një studim i Politeknikut të Milanos e vendos këtë zhvillim pas 10 vjetësh. Një e dhjeta e flotës aktuale do të jetë e mjaftueshme për të përmbushur nevojat e transportit. Kjo vjen në thelb për shkak të zhvillimit të parashikueshëm të robo-taksive, që bëjnë trnasportin e njerëzve individualisht ose në grup, dhe për rritjen progresive të lëvizshmërisë virtuale. "Covid - shpjegon profesori - ka përshpejtuar një prirje që ishte tashmë në zhvillim, duke kufizuar udhëtimin për arsye pune dhe duke i zëvendësuar ato me takime dhe konferenca në distancë". Duke përdorur dy neologjizma të guximshme që ndoshta do të bëhen të zakonshme, «në vitet e ardhshme do të shohim gjithnjë e më shumë një "uberizim*" të transportit të njerëzve dhe "amazonizim*” të transportit të mallrave.
*Fjalë të krijuara mbi emrat e Uber dhe Amazon, përkatësisht gjiganti amerikan i shërbimit taksi dhe ai i shitjeve online
Add new comment