Kur do pushojë një herë trapano në këtë vend?

Postuar në 03 Dhjetor, 2020 12:25

Në Shqipëri ndërtohet. Vazhdimisht. Pa ndalim. Ka përherë një betoniere që punon diku, një trotuar që shqepet, një kanal që rri hapur.

Të krijohet përshtypja se shqiptarët janë duke gjetur dimensionin e tyre strehimor për të pushuar së qeni një popull me status psikologjik prej nomadi. Ik nga fshati, ik në kryeqytet, ik jashtë, përherë në lëvizje duke kërkuar një shtëpi të re. Është një gjendje paradoksale kur mendon se jemi edhe autoktonë. Ku kemi qenë me rrënjët tona? Pemëve, lëndinave dhe kodrinave? Nëpër kasolle dhe stane, apo në shtëpi?

Është shtuar popullsia të thonë. Po ku jetonte xhanëm kjo popullsi që tani po ndërton në toka buke, në rrugën e përrenjve dhe nën nivelin e ujit?

Nuk është vetëm kjo situatë. Shqiptari ka për natyrë të dytë pishmanllëkun. Nuk ka pallat të ri në Tiranë, ku pas dy vjetësh që ka nisur të banohet të mos ketë trapano që çan murin, që dëgjohet. Mobilje që dalin, të reja që hyjnë. Ballkone që ndryshojnë sipas midesë. Një tendë atje, një kanat duralumini më lart, kangjella pak më tutje, çatiza me tjegulla në një cep tjetër.

Një gjendje kaosi që në vend se të menaxhohet po menaxhon psikologjinë e një shoqërie që nuk e di ku e ka vendin, e ca më keq, se çfarë kërkon dhe çfarë vendi ka. Është një përpjekje e pandalshme, e errët dhe pa tru e përjetësimit në beton të shëmtisë sonë shpirtërore, estetike, brenda të cilave gjejmë rehatinë. 

Pallate që i zënë diellin njëri-tjetrit, gjithnjë e me çmime më të shtrenjta, nën rrethimin me disa skalione të makinave luksoze.

Brenda, vazhdon përditë-grrrrr trapano. Instalimet hidraulike me arna, katet të pastruara sipas midesë dhe më interesantja: jo të gjithë paguajnë për shërbimin e adminstrimit.

Por kali i kuq e ka një huq. Kështu do ndodhte me një popull që e ka përzemër hajdutërinë.

se.za

Comments

Submitted by Prostituta Komb... (not verified) on

Shume e vertete, nje nga shkrimet qe shqipeve duhet me jua lexu perhere te lajmet e mbremjes!
I njejti popull qe degjon perdite tallava!
I njejti popull qe po perdor emra te huaj pa ndalim!
I vetmi ne Europe qe nuk armatoset apo ben shtet pavaresisht se jeton mes terrorizmit te fqinjeve!
Kush? Ne nomad..?!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.