Franca, teknikisht në recension ekonomik

Postuar në 30 Prill, 2020 13:22

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Francës ra me 5.8% krahasuar me 3 muaj më parë dhe ky katërmujor është i dyti radhazi në rënie pas katërmujorit të fundit të vitit 2019 kur rënia ishte 0.1%. 
Kjo do të thotë se Franca është teknikisht në reçension. Mediat franceze raportojnë se rënia kosniderohet si më e madhja që pas Luftës II Botërore duke kaluar edhe 5.3% e vitit 1968. Ekonomistët kishin parashikuar së rënia do të ishte me 3.5% por realiteti i ka zhgënjyer për keq. 
Edhe kërkesa konsumatore ka rënë me 6.1% në katërmujorin e parë të këtij viti kurse investimet kanë rënë me 11.4%. 

Janë prova të një goditjeje masive që mund të kenë pasoja strukturore ndonëse qeveria franceze ka miratuar një paketë krize prej 110 miliardë euro.

 

Ky është padyshim një moment goditjeje edhe për forcën e Francës në hapësirën europiane pasi deri më tani vetëm Gjermania duket se po qëndron në këmbë mirë edhe pse edhe aty shenjat e një reçensioni janë paralajmëruar para krizës së koronavirusit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.