KFOR përgënjeshtron Beogradin: Aksioni në Veri, legjitim dhe normal

Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso, ka hedhur poshtë pretendimet e palës serbe për tensionet e djeshme në Veri të Kosovës. Në një prononcim për televizionin serb, Prva, Grasso se situata është nën kontroll dhe se ndërhyrja e policisë kosovare erdhi në zbatim të urdhër arresteve nga autoritetet.
Policia kosovare është përgjegjëse për sundimin e ligjit. Dhe kur ajo zbaton detyrat e veta nuk ka nevojë për leje shtesë
është shprehur Grasso.
I pyetur për informacionet sipas të cilave trupat hungareze tentuan të ndërhynin kur panë mënyrën sesi po trajtohej popullsis lokale, Grasso ka deklaruar se:
Ata ishin gati të ndërhynin, por nuk bënë ndonjë përpjekje të tillë
Sipas Grassos operacioni i djeshëm nuk ka të bëjë me mandatin e KFOR-it, duke shtuar se aktualisht paqja në Kosovë kërcënohet nga retorika, propaganda, provokimet dhe në ndonjë rast nga deklarimet e rreme të politikanëve.
Jam këtu prej thuajse 20 muajsh dhe nuk ka patur incidente serioze. Kërcënimi më i madh për paqen dhe stabilitetin vjen nga retorika e përdorur dhe abuzuar nga disa liderë si dhe nga media që bëhet pjesë e saj
ka thënë ai duke përgënjeshtruar edhe pretendimet e Beogradit për alarm kur ka sqaruar se pala serbe ka qenë e informuar për çdo gjë.
Add new comment