Nën monitorim të plotë edhe për pronat
U desh alarmi i qeverisë greke dhe kryeministrit të saj, Aleksis Tsipras që Bashkimi Europian të marrë seriozisht çështjen e të drejtës së pronësisë në Shqipëri, ku duket se qeveria shqiptare vetëm sa e ka përkeqësuar këtë proces.
“Mbështetja e mundshme financiare e BE-së do të shoqërohet me një monitorim të plotë të zhvillimeve përkatëse legjislative dhe institucionale që ndikojnë në situatën e të drejtave pronësore në Shqipëri. Çështjet e pazgjidhura në këtë fushë kanë një efekt negativ në të drejtën e individit ndaj pronës dhe në gëzimin paqësor të saj, duke përfshirë edhe privimin e mundshëm të pronarëve legjitimë nga prona, toka e tyre. Për më tepër, ato mund të kontribuojnë në një “efekt ngrirës” mbi investimet e aktorëve të biznesit dhe të krijojnë një premisë për informalitetin, duke përdorur vakumet në zbatimin e ligjit.”- thotë Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn në një intervistë për DW.
Diskutimi për të drejtën e pronës në Shqipëri rihapet dy muaj para vendimit të Qershorit për negociatat, ku bathët janë që qeveria të marrë sërish një përgjigje negative. Zoti rama ndryshoi brenda natës VKM 172 për regjistrimin e pronave në bregdet pas deklaratavë të kryeministrit grek Tsipras për veto ndaj Shqipërisë.
Add new comment