Ethet e fundvitit, propozim për shpalljen e Skënderbeut si shenjt i Orthodhoksisë

Postuar në 24 Nëntor, 2018 20:48

Viti i Skënderbeut, siç u shpall i tillë 2018-a iku pa ndonjë mbresë të veçantë festive. Mesa duket dikujt i ka shkuar në mend që të thyejë monotoninë duke dalë me një propozim allasoj. Lidhja e Intelektualëve Ortodoksë sugjeron në faqen e vet në Facebook që Gjergj Kastriot Skënderbeu të shpallet shenjt. Arsyetimi – polemik dhe provokativ në natyrën e vet – është pak a shumë kështu

Heroi yne kombetar i ndrruar edhe nga bota si Mbrojtes i Kristianizmit, mendojme se duhet respektuar dhe ndrruar edhe KOASH , i cili ka detyrimin Moral dhe Religjioz te degjoje Komunitrtin Orthodoks per te ngritur sa me pare Komisionin per shenjterimin e Gjergj Kastriotit di Shen Gjergj Kastrioti pikrrisht sepse i ka borxh familjes orthodokse Kastrioti dhe vete Heroit -Shenjterimin

Mesa duket kërkesa shkon drejt Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në një garë të hapur mesa duket me shenjtërimin gati industrial të përfaqësuesve katolikë në Shqipëri. 

Nëse sheh debatet online, Lidhja e Intelektualëve Ortodokë, që presupozohet se duhet të ketë argumente shteruese për çdo pyetje qe do provokonte një propozim i tillë, mjaftohet me kundërpyetjen: Po Shën Kozmai, Shën Nektari apo At Paisi çfarë ka bërë më shumë sesa Gjergji ynë? 

Çështja në fjalë prek një status të konsoliduar të Skënderbeut mes shqiptarëve ndonëse në dy dekadat e fundit ka patur përpjekje për ta ngarkuar atë në anijen katolike. Ky propozim nëse do të ngrihet në debt institucional do të zhvlerësonte statusin e heroit kombëtar të Skënderbeut, edhe kështu i papranuar nga një pjesë e shoqërisë shqiptare. 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Tani nuk duket i keq si propozim, sepse nuk po dime me cfare te merremi dhe ja tani na del nje teme me te cilen mund te grindemi disa dite.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.