Kevin Spacey bojkotohet masivisht

Postuar në 19 Gusht, 2018 22:35

Morali qenka punë e thellë e kapitalizmit amerikan. Mediat njoftojnë dështimin spektakolar të një aktori që nuk ka nevojë për asnjë rresht vlerësimi si Kevin Spacey, premiera e të cilit nme filmin “Billionaire Boys Club” ka mbledhur vetëm 130 dollarë.

Filmi është prezantuar pa ndonjë fushatë marketingu në 10 vende të SHBA dhe ka dështuar totalisht. Ironia nuk lidhet vetëm me faktin se filmi është i pari për Spacey që nga skandali që përfshiu emrin e tij për sjellje jo të duhur seksuale, por edhe me faktin se tema e tij ka të bëjë pikërisht me ato miliarda që vetë industria i synon. Spacey ka qenë prej dy dekadash një aktor ndër më të vlerësuarit dhe prania e tij në një film ishte siguri për suksesin. E kundërta po ndodh sot. 130 dollarë janë diçka e rrallë edhe pse filmi ndoshta nuk ka të sharë.

Spacey u akuzua tetorin e vitit të kaluar nga aktori Anthony Rapp për ngacmim seksual  në vitin 1986 kur ishte vetëm 14 vjeç.  Kompania e shpërndarjes së filmit, Vertical Entetaiment ka deklaruar se vendimi nuk ka qenë i lehtë, por filmi duhej shfaqur edhe për të vlerësuar punën e palodhur të ekipit realizues. Në çdo rast 130 dollarë në një ven ku bileta kushton diçka më shumë se 9 dollarë është bojkot i pastër.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.