Ahmetajt nuk i dalin llogaritë, qeveria shkurton buxhetin
Performanca e dobët e të ardhurave buxhetore ka detyruar qeverinë të rishikojë me ulje buxhetin për vitin 2018, pas disa vitesh radhazi kur ai rishikohej me rritje. Në aktin normativ të përcjellë në aktin normativ të qeverisë të ardhurat zbresin në 4 miliardë lekë nga parashikimi fillestar. Edhe shpenzimet zbresin në të njëjtën masë.
Ministria e Financave pak javë më parë nuk kishte planifikuar të rishikonte buxhetin e këtij viti, por ishte një deklaratë e ministrit Ahmetaj në 6 korrik që u bë pikënisje e detyruar për të reduktuar të ardhurat dhe shpenzimet. Arsyeja sipas ministrit ishte dalja e euros nga shinat ose zhvlerësimi i saj në rekorde historike, çka çoi në një firo prej 3.6 miliardë lekësh, humbje që në fakt vijoi edhe pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë.
Qeveria ka riparë në aktin normativ edhe fondin për indeksimin e pensioneve. Përtej problemeve pme zhvlerësimin e eurove, reduktimi i buxhetit lidhet edhe me treguesit ekonomikë e financiarë ku ndikon keqmenaxhimi i të ardhurave dhe shpenzimeve në tatime e dogana. Në këto kushte qeveria është e detyruar të reduktojë fondin rezervë dhe të shkurtojë vendet e punës në administratë.
Sipas Monitor në raport me atë që ishte planifikuar në fillim të vitit, të ardhurat janë 7.5 miliardë lekë, ose rreth 60 milionë euro më pak, duke shënuar performancën më të dobët buxhetore që prej vitit 2013, kohë kur u ndryshuan qeveritë.
Të ardhurat nga tatimet e doganat u rritën vetëm me 1.6%, në 145.5 miliardë lekë, duke pasur dhe mosrealizimin më të madh ndaj planit, me 7.8 miliardë lekë. Mosrealizimi më i madh ishte tek TVSH, që është një tregues direkt i qarkullimit në ekonomi (-4 miliardë lekë) , tatim fitimi (1 miliardë lekë), akciza (1.2 miliardë lekë) dhe tatimi mbi të ardhurat personale (1 miliardë lekë).
Të enjten ministri i Financave Arben Ahmetaj kishte parashikuar një konferencë për shtyp të cilën e anulloi pa dhënë arsye.
Add new comment