Operacioni "Fundi i Marrëzisë"
Përfundoi rreth orës 16:30 të pasdites takimi historik i presidentëve të SHBA dhe Rusisë në Helsinki, ku Donald Trump u shfaq shumë entuziast si zakonisht, duke thënë se dëshiron të ndërtojë marrëdhënie të mira me Vladimir Putin.
"Mendoj se është një fillim i mirë për të gjithë botën”- u tha Trump gazetarëve në fund të takimit historik që zgjati më shumë se dy orë në pallatin presidencial në kryeqytetin finlandez.
Miliarderi amerikan, i cili drejton Shtëpinë e Bardhë prej 18 muajsh, ka deklaruar që në fillim se shpresa është për të krijuar një marrëdhënie personale me ish-agjentin e KGB, që po mban frerët e Rusisë që nga viti 2010.
Para shtrëngimit të parë të duarve, Trump postoi në Twitter një mesazh që i atribuohet marrëdhënieve të këqija Washington-Moskë, të cilat sipas tij vijnë nga "marrëzia e Shteteve të Bashkuara" dhe "gjuetia e shtrigave" që ka ndërmarrë FBI me pretendimin se po heton ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në vitin 2016. Edhe në konferencën për shtyp Trump e Putin thanë se marrdhëniet mes SHBA dhe Rusisë ndryshuan brenda 4 orësh dhe se Lufta e Ftohtë përfundimisht ka mbaruar.
Te dy presidentët u kujdesën të theksojnë faktin se Rusia nuk ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, një akuzë që ka besdisur jo pak presidentin amerikan që prej marrjes së detyrës.
Comments
E mo mafishe
Te qan shpirti per pak Putin eee??? Kot lodhesh... Eshte muhabet kot...
Add new comment