Shpërthimet në Zharrëz do vazhdojnë me siguracion privat

Ministri Damian Gjiknuri ka premtuar nga Fieri se qeveria ka rënë dakord me kompaninë Bankers për të lëvruar fondin e dëmshpërblimeve për banesat e dëmtuara në fshatin Zharrëz. Një vendim me dëmet dhe shumat përkatëse të dëmshpëblimeve tashmë është në fuqi, por Bankers nuk ka pranuar të nxjerrë para nga buxheti i vet, me arsyetimin se shkaqet për dëmtimet kanë qenë natyrore dhe jo si rezultat i aktivitetit të saj.
Megjithëse aktiviteti për nxjerrjen e naftës në zonë është pezulluar, ministri shtoi se po shihet mundësia e sigurimit të shtëpive nga kompanitë private për të ardhmen, ndërsa Bankers të vazhdojë operacionet e kërkimit.
Pas shërthimit të fontanave në 1 prill 2015 në Patos Marinëz, të cilat dëmtuan 72 banesa, grupet e punës llogaritën dëmet më vlerë totale 175 milionë lekë. Kjo shifër u miratua në nëntor 2017 për t’ju kaluar banorëve, nga të cilat qeveria i njohu si detyrim vetes 73 milionë lekë, ndërsa pjesën tjetër Bankers-it. Kjo e fundit zyrtarisht nuk e ka cilësuar veten fajtore, ndërsa banorët kanë kërkuar të drejtat e tyre duke kaluar në një kalvar të gjatë protestash, deri në greva urie.
TvT
Add new comment