Kosovë/Sërish nismë ligjore për krijimin e ushtrisë

Gazeta “Zëri” në Kosovë raporton sot se në muajin prill do të depozitohet projektligji për transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të rregullt.
Gazeta referon burime nga Ministria e Forcës dhe e Sigurisë së Kosovës, sipas të cilave procesi gjithsesi pritet të jetë i ndërlikuar. Për transformimin e FSK-së në ushtri janë të nevojshme edhe ndryshimet kushtetuese që duhen miratuar me 2/3-t e votave nga grupet parlamentare të partive joshqiptare në Kuvend.
“Projektligji i ndryshimit dhe plotësimit të ligjeve që kanë të bëjnë me Forcat e Armatosura të Kosovës do të dorëzohet në Qeverinë e Republikës së Kosovës më së largu deri më 30 prill dhe pastaj mbetet tek ekzekutivi ta shqyrtojë dhe ta dorëzojë në Parlament për t’i dhënë mbështetjen e duhur dhe FSK-ja të transformohet në FAK”, ka deklaruar Rrustem Berisha, ministër i Ministrisë së Forcës dhe i Sigurisë së Kosovës.
Ky është një hap formal, pasi për këtë duhen votat e komunitetit serb që varet nga Beogradi. Kushtëzimi me ndryshimet kushtetuese vjen nga komuniteti ndërkombëtar që po merr aktualisht lëshime me Gjykatën Speciale. Kjo e fundit mund të jetë edhe një gur shkëmbimi në këto zhvillime që e çojnë Kosovën drejt kompektimit të institucuoneve të një shteti.
Add new comment