Kroacia: Do të përdorim të gjitha mjetet nëse Sllovenia ndërmerr veprime të njëanshme

Kroacia nuk pranon të zbatojë vendimin e gjykatës së arbitrazhit që i dha të drejtë Sllovenisë për një rrip detar në gjirin e Piranës. Në një intervistë televiIve të këtyre ditëve, ministrja e Jashtme dhe për Çështjet Europiane, Marija Pejcinovic-Buric, ka deklaruar se do të përdoret çdo mjet për të ruajtur atë që ajo e quajti tokë kroate.
“Bija kufitare me Slloveninë u caktua në vitin 1991 dhe asgjë nuk ka ndodhur në terren. Ky është padyshim territor kroat dhe asnjë ligj slloven nuk mund të zbatohet në territorin e Kroacisë”, tha ajo.
Sipas saj çdo përpjekje për të ndryshuar realitetin në terren është e papranueshme dhe se në një eventualitet të tillë, “Kroacia do ta mbrojë veten me të gjitha mënyrat që ka në dispozicion”.
Ajo ka shtuar se vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit nuk mund të zbatohet në mënyrë të njëanshme duke ftuar Slloveninë për dialog.
Sllovenia ka kërcënuar se do të gjobisë me 40 000 € peshkatarët kroatë që kalojnë në ujërat që gjykata ia njeh asaj, por Zagrebi e konsideron këtë masë të pamundur për t’u zbatuar.
Ministrja deklaroi se shpreson që konflikti të zgjidhet në vitin 2020, kur Kroacia do të ketë presidencën e BE-së.
Add new comment