Fatura e Veliajt sipas PD, 75 mijë lekë në muaj për çdo banor

Postuar në 23 Dhjetor, 2017 13:15

Këshilltarët e djathtë në Këshillin Bashkiak tëTiranës akuzojnë Kryebashkiakun Veliaj se me buxhetin e vitit 2018 ka dyfishuar taksat për banorët e kryeqytetit. Ata thonë se fatura që çdo banor i Tiranës do t’i paguajë bashkisë është 75 mijë lekë taksa në muaj.

Mes taksave të rritura ata rendisin atë të ujit, tarifën e shërbimit, taksën e ndërtesës, pastrimit si dhe vendosjen e taksës së arsimit.Këshilltarët e djathtë thonë se në faturën familjare perfshihet edhe tarifa mujore prej 10 mijë lekëshe e mirëmbajtjes së pallateve, pagesa për parkingun në rrugët kryesore të Tiranës, si dhe kostoja e një aboneje.

 

Llogaria sipas Keshilltareve te PD

Uji i pijshëm është rritur me 50 %. Nga rreth 10.000 lekë tani do të paguhet 15.000 lekë/muaj

Tarifa e shërbimit është rritur 100 %, nga 1.000 lekë do të bëhet 2.000 lekë

Në faturën e UKT-së shtohet dhe Taksa e re e ndërtesës, e cila është rritur 10 fish, nga 1000 lekë/muaj, do të paguajmë, minimalisht, 10.000 lekë në muaj

Tarifa e pastrimit është 4.200 lekë

Taksa e arsimit është një taksë e re e shtuar me buxhetin e këtij viti, 1500 lekë.

Në faturën 75 mijë lekë në muaj përfshihet edhe kostoja e 1 aboneje autobuzi, që është rritur me 50 %. Nga 12 mijë lekë, tani kushton 16.000 lekë

Pjesë e shtrenjtimit të jetës në Tiranë është edhe pagesa për parkingun më rrugët kryesore të Tiranës, që, për çdo automjet familjar, llogaritet në të paktën, 15.000 lekë në muaj.

Në faturën familjare mund te perfshihet edhe tarifa mujore prej 10 mijë lekësh, mesatarisht, e mirëmbajtjes së pallateve.

Kjo nuk është një llogari politike. Është llogaria që bën çdo familjar demokrat apo socialist, i interesuar për politikë apo indiferent ndaj saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.