Grisja e një marrëveshje pa vlerë
Ajo që u tund si fitore e demokracisë dhe konsensusit politik nuk ishte asgjë tjetër sesa një letër që Edi Rama dhe Lulzim Basha do e përdorin me sa duket për nevoja të tjera, shumë më praktike sesa shpëtimi i demokracisë. U diskutua shumë rreth faktit se çfarë fshihej pas marrëveshjes së 18 majit, por në fund rezultoi një akt pa produkt dhe pa përmbatje dhe një tjetër shfaqje “karagjozllëku” që na rezervuan të parët e politikës. Me argumentin se ndihet i tradhëtuar Lulzim Basha deklaroi fundin politik të marrëveshjes së 18 majit dhe rikthimin në llogoret e mëparshme.
“Zgjedhjet e 25 qershorit shënuan vdekjen e kësaj marrëveshje. Aleanca e pandërprere e Rama 1 me krimin e vranë marrëveshjen dhe rikonfirmuan problemin e Shqipërisë, vjedhjen e votës për hir të pushtit personal të Ramës”-deklaroi Basha.
Edhe pse partia e tij i dha dy vota Gramoz Ruçit si kryetar parlamenti, Lulzim Basha avancoi me kërkesa që lënë të kuptohet se PD nuk pajtohet me krimin dhe komunizmin. “Duhet të lesh krimin dhe të përqafosh vlerat. Duhet të shkarkosh Rucin, duhet të arrestosh vëllain e Xhafës. Duhet ta shkarkosh Xhafën për lidhjet e tij me krimin. Duhet të arrestosh trafikantet. Duhet të heqësh kryetarët kriminalë të krimeve. Duhet të rikthesh banditët në burg. E bën dot ti këtë? Kjo është qeveria e krimit”-shtoi kryetari i PD-së gjate teatrit qe mbajti ne parlament.
Add new comment