Japonia synon dërgimin e një astronauti në Hënë rreth vitit 2030
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2017/06/japanhasunve_2017_06_30_10.jpg?itok=AsR_ui4z)
Japonia planifikon dërgimin e një astronauti në Hënë në vitin 2030. Propozimi është bërë nga agjencia hapësinore japoneze – JAXA – dhe ai do të zbatohet si fazë e dytë e një angazhimi tjetër të drejtuar nga NASA. Projekti I agjencisë amerikane synon krijimin e një stacioni hapësinore në orbitën e Hënës, edhe ky pjesë e një projekti më të madh që është mbërritja në Mars. Japonia mendon të bëhet pjesë e misionit ndërkombëtar që e nxjerr njeriun nga kufijtë tokësorë drejt eksplorimit të hapësirës, ndërkohë që edhe fuqi të tjera aziatike, si Kina dhe India kanë nisur zhvillimin e projekteve të veta hapësinore. Gara është hapur në disa drejtime, në ndryshim nga koha e Luftës së Ftohtë kur garonin vetëm SHBA dhe Bashkimi Sovjetik.
Add new comment