Sorollatje për studentët e masterit, u hiqet rimbursimi nga shteti
Studentet e familjeve ne nevojë që ndjekin studimet master rrezikojnë të humbasin vitin akademik. Shkak sipas tyre është bërë mospërfshirja e tyre në vendimin e Këshillit të ministrave që mundëson rimbursimin në masën 50% të kësaj pagese. Studentet e masterit në fakultetin ekonomik, thonë se këtë vit vendimi ka përcaktuar që përfitues të jenë vetëm studentet e ciklit te parë duke i lënë jashtë ata që ndjekin masterin.
“Nga Ministria na thonë se autoriteti për marrjen e këtyre vendimeve i ka kaluar universitetit. Vetë Rektorati nuk mund ta mbulojë këtë kosto sepse duhet të dalë një VKM e re në mënyrë që këto kosto të rimbursohen nga ana e shtetit”
Përballë kësaj situate, ata kanë hartuar nje peticion me 500 firma për t’ja adresuar shqetësimin kryeministrit Rama. Në të gjitha universitete mendohet se janë afro 1500 studentë të kategorive ne nevoje që kanë përfituar deri me tani përgjysmimin e tarifes.
Add new comment