Bill Gates: Edhe robotët të paguajnë taksa

Postuar në 21 Shkurt, 2017 10:35

Robotët dhe automatizimi janë duke u bërë gjithmonë e më shumë pjesë e jetës së njerëzve dhe kjo ka filluar të reflektohet edhe në integrimin e tyre normal në jetën e përditshme. Nga ky diskutim nuk mund të mungojë një nga pionierë e teknologjisë, bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates, i cili propozon për aplikimin e taksave për robotët që zëvendësojnë njerëzit në zonat e punës.

"Sigurisht që do të ketë taksa të lidhur me automatizimin.  Aktualisht  një punëtor fabrike, i cili fiton 50 mijë dollarë në vit tatohet mbi këto të ardhura,  përfshirë edhe  kontributet e sigurimeve etj. Nëse ju vendosni një robot të bëjë të njëjtën punë, atëherë ai duhet të tatohen në mënyrë të ngjashme" – theksoi  miliarderi në një intervistë të fundit.

Qeveritë duhet të taksojnë përdorimin e robotëve nga bizneset, të paktën përkohësisht, për të vonuar nisjen e automatizimit dhe investuar në forma të tjera të punës, shtoi ai. Bill Gates deklaroi se të ardhurat nga tatimi duhet të ndahen në fusha të tilla si arsimi dhe shëndetësia, të moshuarit apo fëmijët, për të ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së jetës.

Comments

Submitted by Bill-bilja (not verified) on

Ky paska rrjedhur fare ! Harron apo ben sikur harron se "suksesi" i tij ishte i porositur nga Pentagoni.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.