Bill Gates: Edhe robotët të paguajnë taksa
Robotët dhe automatizimi janë duke u bërë gjithmonë e më shumë pjesë e jetës së njerëzve dhe kjo ka filluar të reflektohet edhe në integrimin e tyre normal në jetën e përditshme. Nga ky diskutim nuk mund të mungojë një nga pionierë e teknologjisë, bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates, i cili propozon për aplikimin e taksave për robotët që zëvendësojnë njerëzit në zonat e punës.
"Sigurisht që do të ketë taksa të lidhur me automatizimin. Aktualisht një punëtor fabrike, i cili fiton 50 mijë dollarë në vit tatohet mbi këto të ardhura, përfshirë edhe kontributet e sigurimeve etj. Nëse ju vendosni një robot të bëjë të njëjtën punë, atëherë ai duhet të tatohen në mënyrë të ngjashme" – theksoi miliarderi në një intervistë të fundit.
Qeveritë duhet të taksojnë përdorimin e robotëve nga bizneset, të paktën përkohësisht, për të vonuar nisjen e automatizimit dhe investuar në forma të tjera të punës, shtoi ai. Bill Gates deklaroi se të ardhurat nga tatimi duhet të ndahen në fusha të tilla si arsimi dhe shëndetësia, të moshuarit apo fëmijët, për të ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së jetës.
Comments
Ky paska rrjedhur fare !
Ky paska rrjedhur fare ! Harron apo ben sikur harron se "suksesi" i tij ishte i porositur nga Pentagoni.
Add new comment